Lajme
Abazoviq të mërkurën shpjegon pse Mali i Zi e mbështeti Kosovën në Këshillin e Evropës
Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Kuvendit të Malit të Zi do të mbajë seancën ku do të kërkojë shpjegime nga kryeministri dhe koordinatori i Ministrisë së Punëve të Jashtme malazeze, Dritan Abazoviq, lidhur me vendimin që ky shtet të mbështesë aplikacionin e Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Siç raportojnë mediat malazeze, seanca do të mbahet të mërkurën.
Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës më 24 prill ka filluar procedurën për pranimin e Kosovës në atë organizatë ndërkombëtare, për të cilën ka votuar edhe përfaqësuesi i Malit të Zi.
Për këtë kanë reaguar ashpër një pjesë e partive malazeze në pushtet, të cilat pretendojnë se janë shkelur procedurat, pasi sipas tyre, “kjo çështje nuk është diskutuar në mbledhjen e qeverisë malazeze”.
Një hap më tej bëri Komisioni Parlamentar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Malin e Zi, i cili njoftoi se do të kërkojë nga Qeveria malazeze një raport për arsyet dhe mënyrën e marrjes së vendimit për të mbështetur fillimin e procedurës për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë, Abazoviq theksoi se Mali i Zi do të mbështesë integrimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe rajonale.
Podgorica zyrtare e njohu Kosovën si shtet të pavarur në vitin 2008, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Millo Gjukanoviqit, i cili u zëvendësua në gusht të vitit 2020 pas tri dekadash në pushtet.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









