Kosova

Abazoviq: Mali i Zi dhe Kosova e shohin ardhmërinë në BE

Abazoviç: Mali i Zi nuk do ndryshojë qëndrim për Kosovën

 

Qasja e Malit të Zi ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë, pavarësisht ndryshimeve në skenën politike, ka deklaruar në Prishtinë kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviq. Njëherësh, Abazoviq në press konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha se dy vendet ardhmërinë e tyre e shohim në Bashkimin Evropian.

“Në Mal të Zi kanë ndodhur disa procese politike, por kjo nuk do të ndërrojë kurrfarë politike ndaj Kosovës zyrtare. Ju mundeni të llogaritni në Malin e Zi, në atë që kanë me qenë aktivitete ndërkombëtare të Kosovës në të ardhmen. Ne jemi më se të gatshëm me kapacitetet tona të përkrahim Kosovën. Kryeministri ka përmendur disa segmente që janë me rëndësi, besoj se në një kandidim ku Kosova ka kandiduar për ARSISI, do të kenë përkrahjen e Malit të Zi. Kjo nuk varet vetëm nga dy shtetet, por sa i përket Malit të Zi do të kishim qenë shumë të lumtur që dikush nga Kosova të jetë në krye të një institucioni rajonal”, deklaroi kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

“Biseduam edhe për bashkëpunimin rajonal dhe bashkëpunimin që ka ky bashkëpunim për integrimin e ekonomive tona, afrimin e qytetarëve dhe përshpejtimin e integrimit në BE. Na gëzon fakti se Mali i Zi i ka ratifikuar tri marrëveshjet e mobilitetit në tregun e përbashkët rajonal në kuadër të procesit të Berlinit”, theksoi kryeministëri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti dhe Abazoviq paraprakisht kanë nënshkruar marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës. Abazoviq u prit edhe nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ia dhuroi Abazoviqit “Çelësin e Prishtinës”.

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha të premten se ndryshimet politike në vendin e tij nuk do të ndikojnë në marrëdhëniet me Kosovën.

Ai i bëri këto komente në Prishtinë pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në të cilin u nënshkrua marrëveshja për trafikun ajror në mes të dy vendeve që i hap rrugë përdorimit të korridoreve ajrore mes Kosovës dhe Malit të Zi, për aviacionin civil, ndërsa deri tani janë shfrytëzuar për fluturime ushtarake të NATO s. “Ky është një hap sa i rëndësishëm po aq i domosdoshëm për rregullimin e hapësirës ajrore mes dy republikave tona. Marrëveshja që nënshkruam sot ofron mundësi të reja të zhvillimit të aviacionit civil, mundëson shkurtimin e rrugëve ajrore e të kohës së fluturimit për 15 minuta. Zvogëlon emetimin e gazrave të dëmshme si dhe ul koston e fluturimeve të cilat ndikojnë në çmim të biletave për udhëtarët”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai tha se në takimin e sotëm është diskutuar edhe për bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtimin e integrimeve evropiane.

“Në Mal të Zi kanë ndodhur disa procese politike por kjo nuk do të ndërrojë kurrfarë politike ndaj Kosovës zyrtare. Ju mund të llogaritni në Malin e Zi në atë që ka me qenë aktivitetet ndërkombëtare i Republikës së Kosovës në të ardhmen, e jemi të gatshëm të përkrahim me kapacitetet tona”, tha zoti Abazoviç, duke ju referuar zgjedhjeve presidenciale në Malin e Zi, në të cilat humbi udhëheqësi shumëvjecar i vendit të vogël ballkanik, Milo Gjukanoviç.

“Ne vijmë me një mesazh paqësor, një mesazh miqësor dhe edhe në të ardhmen do të mundohemi të krijojmë një atmosferë të mirë rajonale ku dy shtete të japin shembull sesi duhet të jenë marrëdhëniet mes dy qeverive”, tha zoti Abazoviç.

Mali i Zi Mali i Zi e njohu pavarësinë e Kosovës në tetor të vitit 2008, duke nxitur reagimin e Beogradit i cili dëboi atëbotë ambasadorin malazez në shenjë proteste. Në janar të vitit 2010 të Kosova dhe Mali i Zi vendosën marrëdhënie diplomatike.

Mali i Zi ishte pjesë e shtetit të përbashkët me Serbinë deri në pranverën e vitit 2006 kur shpalli pavarësinë prej saj.