Të tjera
Abazoviç nuk e ndal “luftën” kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
Mediat malazeze shkruajnë se drejtori i Administratës së Pasurive të Paluajtshme, Dragan Kovaçeviç, Ana Lakiqeviç e Kërsto Paviqeviç, shefe e njësisë regjionale në Tivar dhe drejtorisë dhe një gjeometër janë ndaluar ditën e sotme në Mal të Zi, pasi akuzohen për abuzim me pozitën e tyre zyrtare, përcjell albinfo.ch.
Së fundmi, prokurorja speciale, Lidija Mitroviç, ka urdhëruar ndalimin e tyre për 72 orë, pasi dyshohet se kanë abuzuar me detyrën e tyre zyrtare dhe kanë përdorur burime shtetërore për qëllime personale.
Nënkryeministri malazez, Dritan Abazoviç, tha se qeveria e re ka premtuar një luftë kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe kjo do të vazhdojë.
“Sidomos kundër korrupsionit të nivelit të lartë, i cili çon tek njerëzit që kanë mbajtur poste të rëndësishme. Unë mendoj se drejtori i Administratës së Patundshmërive është një pozitë jashtëzakonisht e rëndësishme në çdo vend… ka të bëjë drejtpërdrejt me kadastrat e të gjitha komunave. Kishte parregullsi të shumta atje. Unë respektoj prezumimin e pafajësisë… por unë dua të lavdëroj SDT-në”, Abazoviç.
E-Diaspora
-
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan Suzanna Shkreli ka përvojë të mëparshme zgjedhore, duke u bërë e njohur në vitin 2016 si... -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










