Kosova

AAK propozon Daut Haradinajn për kryetar të Komunës së Prishtinës

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një njoftimi në Facebook

Daut Haradinaj do të jetë kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, .

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një njoftimi në Facebook.

Njoftimi i plotë:

“Pas konsultimeve të vazhdueshme, me kënaqësi ju njoftoj për kandidaturën e Aleancës për kryeqytetin.

Për Kryetar të Prishtinës, kandidat nga AAK do të jetë z. Daut Haradinaj. Ai është njëri nga protagonistët kryesorë të luftës për liri dhe shtetndërtimit, udhëheqës në UÇK dhe TMK, deputet i zgjedhur dhe i dyti më i votuar nga radhët e Aleancës, ish-shef i Grupit Parlamentar dhe jurist me profesion.
Me këtë Aleanca e konfirmon respektin për kryeqytetin, të cilin e bëri me ligj, ia ktheu Pallatin e Rinisë, e përkrahu me buxhet e projekte të shumta zhvillimore.

Aleanca konfirmon, po ashtu, respektin për qytetarin dhe qeverisjen komunale, si dhe vendosmërinë për të fituar.

Qeverisja në nivel komunal është veprimi më i afërt për të përmirësuar jetën e qytetarëve.