Lajme
AAK: Listën Serbe e gjetëm më mesin tuaj
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se përfaqësimi i serbëve kosovarë në institucionet është kategori kushtetuese, dhe në çdo kombinim ata duhet të jenë pjesë e institucioneve
Partia e pretendentit për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj deklaratave të disa deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LAA-së, transmeton albinfo.ch. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se përfaqësimi i serbëve kosovarë në institucionet është kategori kushtetuese, dhe në çdo kombinim ata duhet të jenë pjesë e institucioneve.
“Listën Serbe”, nuk ua sollëm ne! Atë e gjetëm në mesin tuaj, dhe ju neokomunistët e këtij vendi, mos u thirrni në patriotizëm, sepse patriotizmi pa akte patriotike, që juve u kanë munguar gjithmonë, mund të jetë vetëm strehë horrash! Kakarisjet e sotme në Kuvend, ishin një spektakël populizmi i një grupi jo-formal deputetësh, (në mesin e të cilëve edhe njerëz të akuzuar për terrorizëm), e jo debat parlamentar, sepse nuk mund të ketë debat në një seancë që nuk ka kuorum, madje kur seanca është konstituive, edhe në rast të kuorumit të plotë, nuk parashihet debati. Leni mbledhitë e kthejuni realitetit”, thuhet në reagimin e kësaj partie.
AAK-ja thotë se ata po bëjnë të pamundurën që ta zhbllokojmë situatën e krijuar.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”









