Lajme
A po vaksinohen shqiptarët e Zvicrës?
Platforma mediale albinfo.ch online&print organizon drejtpërdrejt të premten, nga ora 19, një intervistë ekskluzive me specialistët më të mirë shqiptarë në Zvicër, të cilët do të përgjigjen për gjithçka lidhur me vaksinimin që tashmë ka filluar në Zvicër dhe për procesin, në të cilin deri tani janë vaksinuar mbi 1.2 milion njerëz në shtetin helvetik.
Si mund të vaksinohemi, cili është interesimi i shqiptarëve të Zvicrës për të siguruar termine për t’u vaksinuar?
Cilat janë platformat online dhe procedurat e lajmërimit për t’u vaksinuar, a mund të jenë të komplikuara për të moshuarit?
A është e vërtetë që shqiptarët e Zvicrës janë skeptikë për vaksinimin?
Për të gjitha këto do të përgjigjen dy specialistë shqiptarë të mjekësisë në Zvicër: Dr. Fatime Imeri-Berisha dhe Dr. Agron Abrashi.
Debati zhvillohet me mbështetjen e PHS Public Health Services dhe Zyrës Federale për Shëndetësi BAG.
Intrevista realizohet ditën e premte, më 21 maj 2021 • ORA 19.00 • Zoom, Livestream në Facebook të Albinfo.ch.
Debatin e moderojnë Bekim Dalipi dhe Sevdail Tahiri nga albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









