Lajme
A po tenton Rusia të vjedhë studimet e vaksinës COVID-19?
Britania e Madhe, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Rusinë se po përpiqet të vjedhë të dhënat e hulumtimeve për vaksinat e COVID-19 nga institucionet akademike dhe farmaceutike në të gjithë botën.
Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike në Britaninë e Madhe (NCSC) tha më 16 korrik se grupi i hakerëve APT29, i njohur gjithashtu si Cozy Bear, ka shënjestruar organizatat e përfshira në zhvillimin e një vaksine kundër COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
NCSC tha se sulmet e grupit janë duke u zhvilluar “me qëllim të vjedhjes së informacionit dhe pronësisë intelektuale në lidhje me zhvillimin dhe testimin e vaksinave të COVID-19″.
“APT29 me siguri funksionon si pjesë e Shërbimeve të Inteligjencës Ruse”, tha NCSC, përcjell albinfo.ch.
Paul Chichester, drejtori i operacioneve të NCSC, dënoi “këto sulme të neveritshme kundër atyre që bëjnë punë të rëndësishme për të luftuar pandeminë e koronavirusit”.
Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, tha se ishte “plotësisht e papranueshme” që shërbimet e inteligjencës ruse shënjestrojnë angazhimet që po bëhen për pandeminë, duke shtuar se Britania do të punojë me aleatët e saj për të mbajtur përgjegjës ata që po veprojnë në këtë mënyrë.
“Derisa të tjerët po ndjekin interesat e tyre egoiste me sjellje të pamatura, Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj po fillojnë me punën e vështirë për të gjetur një vaksinë dhe për të mbrojtur shëndetin global”, tha Raab në një deklaratë.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia nuk ka “asgjë të bëjë” me sulmet e supozuara të hakerave ndaj kompanive farmaceutike dhe instituteve kërkimore në Britani.
Shtetet e Bashkuara e kanë identifikuar grupin Cozy Bear si një nga grupet e hakerave të lidhura me qeverinë ruse që sulmuan rrjetin kompjuterik të Partisë Demokratike përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














