Maqedonia
A po kontrabandonte naftë e fishekzjarre autobusi që shkaktoi tragjedi në Bullgari?
Gjatë ditës së sotme mediat në Maqedoni ngritën dyshime se tragjedia e autobusit të kompanisë ‘Besa Trans’ ka mundësi të ketë ndodhur pasi janë transportuar si kontrabandë lëndë djegëse, si naftë e fishekzjarre, nga të cilat supozohet se ndodhi edhe shpërthimi i fuqishëm që u mori jetën 46 shqiptarëve.
Megjithatë, derisa autoritetet bullgare po hetojnë shkaqet e tragjedisë, kompania ‘Besa Trans’, autobusi i të cilit bëri aksident në Bullgari, në një njoftim në Facebook i ka quajtur këto raportime ‘spekulime’. Sipas tyre, këto shërbejnë për qëllime keqdashëse, duke u munduar që palë të caktuara të shfrytëzojnë nga tragjedia e ndodhur.
Ata sqarojnë se kapaciteti total i autobusit ka qenë 450-500 litra naftë për shfrytëzim të vetë autobusit, duke theksuar se në asnjë mënyrë nuk ka pasur rezervuar rezervë për qëllime kontrabanduese.
“Si agjenci njoftojmë të gjithë opinionin, familjarët e të të ndjerëve dhe të lënduarve nga rasti tragjik, se autobusi në asnjë mënyrë nuk ka pasur bagazh për kontrabandë me benzinë, naftë apo mjete piroteknike, të gjitha këto spekulime shërbejnë për qëllime keqdashëse, duke u munduar që palë të caktuara të shfrytëzojnë nga tragjedia e ndodhur, kapaciteti total i autobusit ka qenë 450-500 litra naftë për shfrytëzim të vetë autobusit, dhe në asnjë mënyrë nuk ka pasur rezervuar rezervë për qëllime kontrabanduese. Edhe një herë lusim mediat që të mos i përdorin këto dezinformata që edhe më shumë t’i lëndojnë familjarët, por edhe që bëhet pengesë për procesin e hetuesisë, e cila u njoftua edhe zyrtarisht, detajet më të hollësishme i presim nga procesi hetues”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










