Lajme
A paguhen mjaftueshëm mësuesit në Zvicër?
Një sondazh i vitit 2021, i kryer nga Zyra Federale e Statistikave (FSO), ka llogaritur pagën mesatare, përkatësisht kur gjysma e njerëzve fitojnë më shumë dhe gjysma tjetër më pak, të disa profileve të një niveli trajnimi shumë të ngjashëm.
Për mësuesit e shkollave fillore, pas një viti diplomimi, ata e gjejnë veten bërryl me bërryl me të diplomuarit nga universitetet e shkencave të aplikuara. Paga e tyre arrin afërsisht 78,000 franga në vit. Nga ana tjetër, për mësuesit e mesëm I dhe II, deri në përfundim të gjimnazit, paga ngjitet në 97 mijë franga, pas një viti pune, ose 20 mijë franga më shumë në krahasim me studentët e tjerë të universitetit, shkruan RTS.
Por, nëse stafi pedagogjik ecën mjaft mirë për sa i përket “rrogës së parë”, kjo e fundit përparon më pak në vite se degët e tjera. Gjithashtu, gjysma e mësuesve punojnë me një përqindje të reduktuar.
Shuma e pagës së personelit mësimdhënës shpesh konsiderohet shumë e lartë duke pasur parasysh, në veçanti, numrin e madh të ditëve të pushimeve dhe orët mjaft të favorshme të punës. Por është e nevojshme të shkohet përtej shifrave dhe të vërehet kompleksiteti i secilit profesion, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










