Autotech
A ndërhyn aplikacioni rus FaceApp në privatësinë tuaj?
Sa është i sigurt përdorimi i këtij aplikacioni
FaceApp po bëhet aplikacioni që po “infekton” përdoruesit, duke pushtuar Facebookun dhe Instagramin me foto që duken të plakur, përcjell albinfo.ch.
A duhet të shqetësohemi për këtë dhe sa është i sigurt përdorimi i këtij aplikacioni?
Me përdorimin e FaceApp qarkullojnë histori teknologjie dhe të dhënash që shumica e përdoruesve nuk i njohin. Në anën tjetër, kompania thotë se përdor algoritme të inteligjencës artificiale për t’i bërë këto transformime.
“Kemi zhvilluar një teknologji të re që mundëson modifikimin në mënyrë reale të imazhit tuaj në foto. Elementi që na diferencon nga të tjerët është fotorealizmi. Pasi aplikohet filtri është sërish fotoja jote. Aplikacionet e tjera qëllimisht ndryshojnë imazhin në mënyrë humoristike por nuk është më një foto reale”, ka shpjeguar themeluesi dhe drejtuesi i kompanisë ruse Wireless Lab që qëndron mbrapa aplikacionit, Yaroslav Goncharov për TechCrunch, përcjell Telegrafi.
Ruajtja e fotove
Ju mbani të drejtat për fotot tuaja, por kompania ruan një kopje. FaceApp përdor algoritme shumë të komplikuara për t’i modifikuar fotot, të cilat nuk janë instaluar në telefon kur ju e instaloni aplikacionin. Fotot tuaja duhet të ngarkohen në një server të FaceAppit për përpunim, që do të thotë që një kopje e fotos tuaj i dërgohet kompanisë.
Beyonce pas 30 vjetësh me FaceApp
Është e mundur që FaceApp të përdorë fotografitë tuaja që janë të lidhura më të dhënat tjera, ashtu siç bëjnë shumë kompani në internet, por nuk ka indikacione se kërcënimi i keqpërdorimit këtu është i lartë. Ju gjithmonë duhet të keni kujdes duke mos ngarkuar materiale të ndjeshme.
Shqetësime për privatësinë
Deklarata e privatësisë së aplikacionit është e paqartë, gjë që nuk është shenjë e mirë, sidomos e kombinuar me faktin se nuk iu tregohet në mënyrë eksplicite përdoruesve se ata po ngarkojnë “selfie”. Kushtet e privatësisë tregojnë se fotoja mban të dhëna duke e gjurmuar me “cookies”.
Disa përdorues kanë pohuar se FaceApp automatikisht i ngarkon të gjitha e telefonit tuaj në serverat e kompanisë, në momentin e parë që ju e përdorni këtë aplikacion. Sidoqoftë ekspertët e sigurisë kanë hedhur dyshime mbi këtë pretendim.
Në pjesën e aplikacionit që i dedikohet përdorimit të informacioneve thuhet se, “aplikacioni mund të bashkëndajë përmbajtjen dhe informacionet e përdoruesve me kompanitë që bëjnë pjesë në grupin e shoqërisë së FaceApp”.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










