Lajme
A ndikon në shtimin e peshës uji me gaz?
Uji i gazuar ofron të njëjtat përfitime hidratuese si uji mineral, por pasurohet me bulëzat argëtuese që i japin ujit një nuancë shumë herë më interesante. Ekspertët thonë se uji i gazuar pa asnjë lloj sheqeri apo ëmbëlsuesi artificial nuk ka asnjë ndikim në peshën trupore. Për më tepër, uji i gazuar ju mban të hidratuar dhe konsiderohet i shëndetshëm. Ndërkohë, një studim i publikuar në vitin 2017 zbuloi një lidhje mes konsumit të rregullt të ujit të gazuar me shtimin në peshë.
Ndikimi në shtuarjen e peshës
Gjetjet e studimit treguan se pirja e tepërt e ujit të gazuar e shtyn njeriun të hajë më shumë.
Rrjedhimisht, ai do të shtojë në peshë.
Autorët e studimit thanë se përmbajtja e ujit me gaz shkakton probleme me tretjen. Ajo rrit rrezikun e shtimit në peshë, mbipeshës dhe dhjamosjes së mëlçisë. Sipas tyre, uji me gaz nxit çlirimin e një hormoni në sistemin tretës që i tregon trupit kur është i uritur.
Sekretimi i tepërt i këtij hormoni nënkupton një uri më të madhe dhe ushqyerje të përsëritur.
Si në rastin e çdo pijeje tjetër, edhe tek uji me gaz sekreti qëndron tek të mos tepruarit. Ekspertët nuk këshillojnë që njerëzit të zëvendësojnë ujin e zakonshëm me ujë me gaz.
Nëse dëshironi, shtoni limon, erëza apo frutat tuaj të preferuara në ujin e gazuar.
Ndikimi në shëndetin e dhëmbëve
Uji i gazuar është një alternativë shumë më e shëndetshme se pijet e gazuara apo lëngjet e frutave. Megjithatë mënyra se si e pini atë ka ndikim në shëndetin dentar. Për të mbrojtur dhëmbët, këshillohet që uji me gaz nuk duhet pirë gjithë ditën. Praktikisht do të jeni duke larë dhëmbët me acid. Uji me gaz duhet pirë brenda 5-10 minutave që të lejojë pështymën të mbrojë dhëmbët sërish.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









