Lajme
A mund të shkaktojnë dridhje trupi vaksinat anti-covid?
Ekspertët sot hedhin dyshime mbi vërtetësinë e një sërë videosh që pretendojnë se pacientët pësojnë dridhje trupi pasi bëjnë vaksinën AntiCovid. Në një nga videot më tronditëse është një paciente e moshuar që përpiqet të ecë nga banja në shtratin e saj të spitalit, ndërsa përjeton dridhje.
Videoja u shpërnda më shumë se 26,000 herë dhe u pa nga 11 milionë njerëz në Twitter. Video të tjera tregojnë pacientët duke pësuar konvulsione teksa përpiqen të lëvizin. Por ekspertët e shëndetit thanë për DailyMail se edhe pse nuk mund të vërtetojnë se të gjitha videot janë false, lëkundjet nuk ishin karakteristike për krizat që pacientët pretendonin se po vuanin. Është sugjeruar se lëkundjet mund të jenë një efekt i frikës për marrjen e vaksinës.
Ata shtuan se videot ishin një kujtesë e valës ‘të rrezikshme’ të ndjenjës kundër vaksinës në SHBA, e cila është një nga shkaqet për një rënie të vaksinave jetike të fëmijërisë.
Dr Scott Roberts, një drejtor i asociuar mjekësor në Shkollën e Mjekësisë Yale në Konektikat, paralajmëroi se videot ishin ‘mashtruese’ dhe ‘mund të ishin të rrezikshme’ nëse ndikohen njerëzit që të mos e bëjnë një vaksinë për këtë arsye. Ai vuri në dukje se shpesh kishte ‘mospërputhje’ midis asaj që thuhej në një postim në Twitter dhe asaj që shfaqte video në fjalë.
Në një, postimi në Twitter thotë se gruaja është e paralizuar, por në video, këmbët e saj dridhen qartë dhe ka pika të shumta kur ajo shtrëngon duart.
Ai gjithashtu tha se pacientët nuk po përjetonin konvulsione sepse ata ishin të ndërgjegjshëm, gjë që nuk është rasti me krizat në të gjithë trupin./CNN
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










