Shkurt.ch
A mund të përballoni një shpenzim të papritur prej 2500 franga
Kështu që shumë familje zvicerane nuk mund të përballojnë shpenzimet e paplanifikuara prej 2500 frangash në një periudhë afatshkurtër
Imazhi i mediave se Zvicra është e pasur është një “mashtrim”. Është e vërtetë se vendi numëron gjithnjë e më shumë milionerë dhe ekonomia po lulëzon (sidomos për aksionarët).
Por një pjesë e madhe e popullsisë shpesh është e fshehur në të gjitha këto bilance të “bukura dhe të pasura”, përcjell albinfo.ch.
Sipas Zyrës Federale të Statistikave (BfS) në Zvicër, në vitin 2016, 21.5% e popullsisë zvicerane nuk ishte në gjendje të bënte një shpenzim të papritur prej 2.500 frangash brenda një muaji.
Kështu që shumë familje zvicerane nuk mund të përballojnë shpenzimet e paplanifikuara prej 2500 frangash në një periudhë afatshkurtër.
43.6% e të gjitha grave amvise nuk janë në gjendje të përballojnë një shpenzim prej 2500 franga të papritura brenda një muaji.
27.3% e personave të vetmuar nën moshën 65 vjeç janë gjithashtu të prekur dhe nuk mund të përballojnë një shpenzim të tillë.
23.9% janë çifte me fëmijë.
Më pak të prekur janë çiftet pa fëmijë nën moshën 65 vjeç, me një përqindje prej 12.9%, përcjell tutje albinfo.ch.
Por, ka edhe më keq dhe shumë familje nuk kanë të ardhura të larta.
25.9% e të gjitha familjeve me një prind pretendojnë se ata arrijnë vetëm të mbijetojnë.
14.9% e personave të vetmuar kanë të njëjtin problem për të arritur fundin e muajit.
Për krahasim, çiftet pa fëmijë kanë një përqindje të vogël prej 6.9%, përcjell tutje albinfo.ch.
Pushimet
Shumë familje zvicerane nuk mund të përballojnë pushimet:
23.5% e prindërve të vetëm thonë se nuk janë në gjendje të përballojnë pushimet e një jave në vit larg shtëpisë.
Me 11% të personave të vetmuar, ky lloj i familjes është dukshëm më i vogël.
Çiftet me fëmijë përbëjnë 9.4%.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












