Lajme
A ka shqiptarë të prekur nga tërmeti në Turqi? Reagon ambasada në Ankara
Në lidhje me tërmetin e fortë që goditi Turqinë një ditë më parë reagon sërish ambasada shqiptare në Ankara.
Tërmeti me magnitudë 6.8 i shkallës Rihter goditi provincën Elazig rreth 550 kilometra në lindje të kryeqytetit të vendit Ankarasë. Nga ky tërmet deri tani 22 persona humbën jetën.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë ne Ankara bën me dije se deri tani nuk është identifikuar asnjë shtetas shqiptar nga efektet e këtij tërmeti.
Ministria për Evropën e Punët e Jashtme bën me dije se Ambasada shqiptare në Ankara, së bashku me Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll janë të angazhuara dhe në gatishmëri të plotë për të ndihmuar dhe mbështetur të gjithë shtetasit shqiptarë që mund të jenë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore, përcjell Albinfo.ch
Për çdo ndihmë dhe mbështetje janë në dispozicion numrat e mëposhtëm:
Ambasada Ankara:
0090 312 441 61 0304
0090 549 561 1985
Konsullata Stamboll:
0090 212 44 32 56
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











