CH-Ballkani
A ka biseduar Vuçiq me Thaçin dhe Ramën për ndarjen e Kosovës?

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është i gatshëm të flas për të gjitha temat që prekin shqiptarët dhe serbët dhe për gjithçka.
“Njerëzit e ndershëm kurrë nuk flasin për atë se çfarë kanë biseduar në takime të mbyllura, pasi atëherë këto takime nuk do të ishin të mbyllur. Këtë e bëjnë njerëzit që nuk janë të ndershëm dhe andaj asnjëherë nuk kam komentuar marrëzira të ndryshme që kam dëgjuar shumë në opinionin e Prishtinës, atë të Tiranës dhe në opinionin e Beogradit”, ka thënë Vuçiq në intervistën për televizionin Klan.
“Komenti im është që do të flas në të gjitha temat dhe për gjithçka. Ashtu siç kam qenë i gatshëm të përgjigjem këtu për të gjitha dhe për çdo temë pasi nuk është problem të flasim, por problem është të mos gjejmë asnjë zgjidhje dhe nuk është asnjë lloj mëkati të flasim për diçka apo për çdo gjë. Mëkat është të mos gjejmë një zgjidhje apo të gjejmë zgjidhje që do të thoshte thyerje për njërën palë në dialog”, ka shtuar tutje presidenti serb.
Ai ka folur edhe për takimet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. “Me kryeministrin Edi Rama kam folur disa herë. A kemi folur ne thellësisht për çështjen e Kosovës, jo në ketë mënyrë. A jam i gatshëm të flas me të gjithë për çështjen shqiptare dhe çështjen serbe, unë jam i gatshëm dhe këtu nuk shoh asgjë të keqe dhe asgjë të gabueshme. Kreun e qeverisë tuaj e respektoj shumë dhe ai ka ardhur në Beograd edhe pse në fakt takimet kanë qenë disi ashtu…ai ka dashur që këtu të fitoj pikë politike ndoshta dhe unë ia kam kthyer në mënyrë të njëjtë në Tiranë shpresoj, por marrëdhëniet tona sot janë tjera”, theksoi ndër të tjera Vuçiq.
E-Diaspora
-
Halili+Partner Ingenieure nga Zvicra vlerësohet në Oman me vendin e dytë Pas një gare të fortë ndërkombëtare në kuadër të Konkursit të Dizajnit 2025 të Komunës së...
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj