Lajme
A ju llogaritet pushim mjekësor nëse keni efekte anësore nga vaksinimi në Zvicër?
Punonjësit në Zvicër nuk lejohen të marrin ditë të sëmura për procedurat vullnetare mjekësore, por në lidhje me efektet anësore nga vaksinimi me Covid19?
Zvicra ka ripohuar vazhdimisht pozicionin e saj se vaksina me Covid është dhe do të mbetet vullnetare.
Sipas Ligjit zviceran të punës, njerëzit nuk kanë të drejtë të marrin pushime si të sëmurë për procedurat mjekësore të cilat janë vullnetare.
SRF raporton se disa punëdhënës po refuzojnë të nënshkruajnë ditët e sëmura të njerëzve nëse ato ndodhin si rezultat i vaksinimit, dhe i kanë inkurajuar ata që të përdorin ditët e tyre të pushimeve në vend.
Sipas ekspertëve ligjorë, punëdhënësit nuk lejohen ta bëjnë këtë pasi vaksinimi është në interes të publikut, përcjell albinfo.ch.
Kjo do të thotë se njerëzit që vaksinohen dhe përjetojnë efekte anësore nuk janë “fajtorë” për paaftësinë e tyre për të punuar.
Prandaj, kushdo që është i sëmurë si rezultat i efekteve anësore të vaksinës mund të përdorë ditët e tij të sëmura.
Ekspertja juridike Gabriela Baumgartner tha për SRF, se punonjësit kanë “të drejtë për vazhdimin e pagesës së pagave për ditët në të cilat ishin të sëmurë”.
Përderisa punëdhënësve u kërkohet të ju paguajnë për ditët tuaja të pushimit, ata mund të kërkojnë dëshmi të vaksinimit siç është një certifikatë mjekësore në mënyrë që të provojnë se ju keni kaluar procedurën ose jeni i sëmurë si rezultat i vaksinimit, përcjell tutje albinfo.ch.
Në përgjithësi, punëdhënësit mund të kërkojnë një certifikatë mjekësore nga dita e tretë e pushimit mjekësor, edhe pse kjo do të ndryshojë në varësi të kushteve të marrëveshjes kolektive.
Punëtorët në Zvicër zakonisht marrin 80 përqind të pagave të tyre kur marrin pushim mjekësor dhe mund të marrin maksimumi 720 ditë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











