Kosova
A janë shtuar investimet gjermane në Kosovë
Forumi ekonomik Gjermani-Kosovë do të mbahet javën e ardhshme në Kosovë
Drejtoresha menaxhuese e Odes Ekonomike gjermane, Nora Hasani, ka folur për forumin ekonomik Gjermani-Kosovë që do të mbahet javën e ardhshme në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Ajo ka thënë se ky forum do të organizohet për investitorët që mund të kenë interesim për investim në Kosovë.
Hasani ka thënë se përpos për interesimin për Kosovën, këtë vit 8 delegacione e kanë vizituar Kosovën për të parë se çfarë kushte ofron Kosova për investime.
“Ne kemi menduar që brenda një forumi dy ditësh e gjysmë të informojmë investitorët gjermanë për hapësirën që kanë në Kosovë. Nëse një investitorë dëshiron të investojë atëherë duhet të marrë informacione zyrtare. Ne si odë kemi përkrahur shumë investitorë gjermanë. Ne e kemi publikuar një manual për investitorët, ku jepen të gjitha informacionet”, ka thënë ajo.
Hasani ka thënë se çdo vit qeveria gjermane organizon konferencë dhe mundohet që kompanitë e mëdha blerëse të gjejnë partnerë në Ballkanin Perëndimor.
“Ne kemi pozitë shumë të mirë strategjike. Shumë kompani janë tërhequr nga Rusia dhe po e shohin Ballkanin Perëndimor si opsion. Investitorët e dinë që në Kosovë ka shumë rini. Ka shumë kompani gjermane që sjellin trajnime për programe të caktuara”, ka thënë ajo.
Hasani ka thënë se kanë vërejtur trend të rritjes së investimeve gjermane në Kosovë, duke shtuar se krahasuar me vendet e rajonit, Kosova ka më pak.
Ajo ka thënë për ktv se në kompanitë anëtare të Odës janë të punësuar me 25 mijë persona.
Sipas saj, ndër vështirësitë më të mëdha janë edhe procedura burokratike.
Hasani ka thënë se ka pasur rritje të eksportit deri në 67 për qind.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri








