Kosova
A i luhati raportet e Kosovës me NATO-n, formimi i Ushtrisë?
Me vendimin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kapacitete ushtarake, Kosova nuk arriti të sigurojë edhe mbështetjen e plotë të NATO-s.
Qëndrimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se transformimi po ndodhë në një kohë të papërshtatshme dhe se Kosova mund të ketë pasoja për këtë veprim, në Prishtinë po shihet më shumë si pozicion i NATO-s që reflekton qëndrimet e shumta të vendeve anëtare brenda Aleancës, ku ka edhe shtete që nuk e njohin pavarësinë e saj.
Krerët e institucioneve të Kosovës, kanë përsëritur këto ditë se transformimi nuk do të bie ndesh me NATO-n dhe as me misionin e KFOR-it në Kosovë. Madje, edhe vet transformimi i FSK-së, sipas lidershipit në Prishtinë do të kalojë në koordinim me NATO-n, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Nisur nga qëndrimet e NATO-s dhe Prishtinës zyrtare, ish-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku tha për Radion Evropa e Lirë se është i kuptueshëm reagimi i NATO-s. Çeku tha se edhe NATO-ja e ka kuptuar se Kosova ka pritur mjaft shumë derisa është konfirmuar se përfaqësuesit serbë nuk do të japin votën për formimin e ushtrisë.
“Ne kemi treguar mirëkuptim. Kemi treguar përgjegjësi, kemi treguar vullnet që të presim, por mendoj se këto NATO i vlerëson. Unë e kuptoj këtë reagim të NATO-s, sepse brenda NATO-s janë katër vende që nuk na kanë njohur dhe NATO-ja duhet të bëjë çmos që të mos shkaktojë përçarje mes aleatëve dhe ne nuk dëshirojmë përçarje mes aleatëve”, tha Çeku.
“Mendoj se është reagim i momentit, i sekretarit të NATO-s, por ne si Kosovë, si FSK do të tregojmë në të ardhmen se ka qenë i drejt ky vendim”, tha ish-ministri i FSK-së, Agim Çeku.
Në anën tjetër, Jens Stoltenberg ka shprehur keqardhje që vendimi i Kuvendit të Kosovës, sipas tij, është marrë pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga NATO.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












