Lajme
A është Putin organizator i krizës me emigrantë në Evropē?
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, akuzoi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për, siç tha, orkestrimin e një vale të paprecedentë migrantësh, që përpiqen të hyjnë ilegalisht nga Bjellorusia në Poloni.
Polonia mbylli të martën një vendkalim kufitar me Bjellorusinë, pasi migrantët në anën bjelloruse u përpoqën të çanin një gardh, për të hyrë në territorin e saj.
Kriza me migrantë në këtë zonë po vazhdon tash e sa muaj.
Bashkimi Evropian e akuzon udhëheqësin autoritar të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, për nxitjen e fluksit, si hakmarrje për sanksionet që ka ndërmarrë BE-ja kundër regjimit të tij.
“Ky sulm që po bën Lukashenka e ka trurin e tij në Moskë; organizator është presidenti Putin”, tha Morawiecki në një seancë urgjente të Parlamentit polak, transmetojnë mediat ndërkombëtare.
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, tha në një konferencë për media në Varshavë se “regjimi bjellorus po sulmon kufirin polak dhe BE-në në një mënyrë të pashembullt”.
“Aktualisht kemi një kamp migrantësh, që janë të bllokuar nga pala bjelloruse. Janë rreth 1,000 njerëz, kryesisht të rinj. Këto janë veprime agresive që ne duhet t’i zmbrapsim, duke përmbushur detyrimet tona si vend anëtar i Bashkimit Evropian”, tha Duda.
Mijëra njerëz – kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Azia – kanë bërë përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin e Polonisë, në muajt e fundit.
Të martën, Lituania është bërë vendi i dytë i BE-së – pas Polonisë – që ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kufirin e saj me Bjellorusinë, për shkak të krizës me migrantë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










