Kosova
A është opozita pro marrëveshjes së planit franko-gjerman
Sot, i dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka nisur vizitën dyditore në Kosovë, ku do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e partive opozitare dhe liderët shtetërorë, përcjell albinfo.ch.
Dje ai u takua me përfaqësuesit e partive opozitare në Kosovë, ndërkaq të premten pritet të takohet fillimisht me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, më pas me kryeministrin Albin Kurti.
Takimi me Osmanin është paraparë të nisë në orën 09:00 dhe dy zyrtarët më pas do të deklarohen për media.
Më pas, në orën 10:20 ai do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Në selinë e Qeverisë së Kosovës, për t’u takuar me Kurtin, Escobar do të shkojë në orën 11.00.
Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Kosovë vjen pasi ai qëndroi dy ditë në Beograd të Serbisë. Atje, ai u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministren e këtij shteti, Ana Bërnabiq.
Kjo vizitë po ashtu vjen para se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të takohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars, në rundin e ri të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Në këtë rund bisedimesh, palët pritet të bisedojnë për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve. Kosova dhe Serbia e kanë pranuar këtë propozim më 27 shkurt.
Escobar do të jetë i pranishëm në takimin e Ohrit, në cilësinë e vëzhguesit, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Ambasada amerikane në Shkup.
Dy prej partive më të mëdha opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë shprehur kundërshti lidhur me propozimin evropian, pasi sipas tyre, aty nuk përfshihet njohja e ndërsjellë, ndërkaq në të palët pajtohen të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog, që nënkupton edhe marrëveshjet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur mbështetjen e saj për propozimin evropian.
BE-ja ka thënë se Asociacioni është kushti kryesor për zbatimin e propozimit evropian.
Ndërkaq, Escobar gjatë konferencës për media në Beograd më 16 mars, tha se formimi i Asociacionit është më afër sesa ishte një muaj më parë.
“Mund të them se bisedimet tona me Qeverinë e Kosovës po bëhen gjithnjë më produktive dhe realiste. Shpresoj se ne jemi shumë më afër kësaj sesa disa javë më parë”, deklaroi Escobar.
Zyrtari i lartë amerikan po ashtu tha se do të dëshironte që marrëveshja përfundimtare për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë të arrihej këtë vit.
Ndryshe, në propozimin evropian për normalizim, që përbëhet nga 11 nene, nuk janë përmendur në mënyrë eksplicite as marrëveshjet për themelimin e Asociacionit, e as njohja e ndërsjellë, që Qeveria e Kosovës ka thënë se duhet të jetë në qendër të një marrëveshjeje eventuale për normalizim të raporteve.
Megjithatë, në nenin 2 të propozimit përmendet që palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Propozimi, po ashtu, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












