Kosova
A është Kosova e rrezikuar nga zjarret dhe vërshimet?
Banka Botërore ditë më parë ka publikuar një raport për klimën dhe zhvillimin e Kosovës.
Në këtë përmbledhje për Kosovën, në pjesën për klimën thuhet se politikat e Kosovës për ndryshimet klimatike janë, pjesërisht, të formësuara nga shtytësit e ndryshëm të jashtëm dhe zotimet ndërkombëtare; në aspektin e brendshëm, Kosova duhet të bëjë më shumë përparim, jo vetëm duke intensifikuar ambiciet e veta klimatike, por duke forcuar kapacitetin e vet për t’i realizuar këto ambicie.
Edhe pse nuk është palë as në Konventën Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC) dhe as në Marrëveshjen e Parisit, Kosova ka vendosur zotime kombëtare vullnetare të barasvlershme.
“Veç kësaj, si palë kontraktuese e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, Kosova i është përkushtuar harmonizimit të legjislacionit të vet për energjinë dhe klimën me acquis të Bashkimit Evropian (BE) duke kontribuar kështu në synimin që Evropa të bëhet kontinenti i parë neutral ndaj klimës deri në vitin 2050.
Ligji për Ndryshime Klimatike, i miratuar në dhjetor 2023, është bazë legjislative për planifikimin dhe ngritjen e institucioneve për zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Përkundër vendosjes së zotimeve të tilla, maturiteti institucional për zbatimin e politikave klimatike në Kosovë sapo ka filluar të krijohet (klasifikohet si “në lindje e sipër” nga Vlerësimi Institucional për Ndryshimet Klimatike i Bankës Botërore).
Po bëhet punë e konsiderueshme për t’i forcuar kapacitetet institucionale të vendit, por këto kanë ende shumë rrugë për të bërë që të vlerësohen si të maturuara”, thuhet në këtë raport.
Sipas BB-së, kapitali njerëzor i vendit gjithashtu duhet të zhvillohet në mënyrë substanciale për të siguruar që Kosova të jetë gati për tranzicionin e gjelbër dhe vlerësohet se më shumë se 40 për qind e potencialit të kapitalit njerëzor të vendit është aktualisht i pashfrytëzuar.
E-Diaspora
-
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike Spitali Whittington dhuron manuale për trajtimin e gjendjeve kritike Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë... -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani -
Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavarësisë,
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta










