Koronavirusi: çast pas çasti
A është fundi i shtrëngimit të duarve
Shkencëtarët thonë se duart janë “vektori kritik” për transmetimin e mikroorganizmave, duke përfshirë edhe viruset
Lindi shekuj më parë si simbol i paqes, një gjest që vërtetonte se ju nuk po mbanit në dorë një armë dhe me kalimin e kohës është bërë pjesë e thuajse të gjithë shkëmbimeve sociale, fetare, profesionale, sportive e në biznes
Por koronavirusi i ri na ka detyruar ta rimendojmë shtrëngimin e duarve. Pavarësisht se sa miqësor, është një shkëmbim i mikroorganizmave potencialisht infektues.
“Duart janë si një kryqëzim i ngarkuar, që lidh vazhdimisht mikrobet tona me mikrobet e njerëzve të tjerë, vende dhe gjëra”, shkruajnë një grup shkencëtarësh në “Journal of Dermatological Science”. Duart, thonë ata, janë “vektori kritik” për transmetimin e mikroorganizmave, duke përfshirë edhe viruset.
Por ky gjest tashmë nuk është më i pranueshëm. Çfarë do ta zëvendësojë shtrëngimin e duarve pas koronavirusit?
Ne jemi qenie sociale. Kur ne takohemi me dikë, organi ynë më i madh, lëkura, ngjishet me atë të një tjetri. Por në kohëra pandemie, është e qartë se sa i rezervuar është bërë ky gjest.
Ne kemi me qindra baktere dhe viruse në pëllëmbët tona. “Mendojeni”, thotë Charles Gerba, mikrobiolog dhe kërkues i shëndetit publik në Universitetin e Arizonës, i cili i përgjigjet edhe Dr. Germ. “Çdo herë që ju prekni një sipërfaqe ju mund të merrni deri në 50% të organizmave që mund të ndodhen në atë sipërfaqe”, transmeton Monitor.
Duart tona mund të jenë bartëse të Salmonelës, E.coli, norovirusit dhe infeksioneve respiratore , nda këshillohet dhe larja e shpeshtë dhe e mirë e tyre, përcjell albinfo.ch.
Dr. Gerba thotë se ai ka ndalur së shtrënguari duart me çdo njeri që në vitin 2003 kur shpërtheu epidemia e SARS. “U them gjithnjë njerëzve se jam sëmurë. Në këtë mënyrë, i mbaj larg dhe nuk kam pse u jap dorën”.
Një ndër ekspertët më në zë të sëmundjeve infektive në SHBA, dr. Anthony Fauci thotë se që me fillimin e pandemisë, “ne nuk i kemi shtrënguar duart me askënd. Kjo është e qartë”.
Shtrëngimi i duarve, për një kohë të gjatë, kanë qenë një mënyrë për njerëzit për t’u takuar me njëri-tjetrin dhe pjesë e ritualit të kërkimit për një terren të përbashkët.
“Shtrëngimi i duarve është çka fotografohet në momentin e çdo marrëveshje” thotë Dorothy Noyes, profesor i folklorit në Universitetin Shtetëror të Ohios.
Shtrëngimi i gjatë dhe i fortë i duarve të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me presidentin e Francës Emmanuel Macron më 2018 është një shfaqje klasike e dy burrave në kërkim të dominimit. Disa shtrëngime duarsh si ajo e presidentit kinez Xi Jinping me kryeministrin japonez Shinzo Abe, kërkojnë muaj të gjatë për t’u negociuar.
Pak minuta pasi njoftoi se ndalohej shtrëngimi i duarve për të luftuar COVID-19, kryeministri holandez, Mark Rutte, i dha dorën në mënyrë entuziaste Jaap Van Dissel, kreut të qendrës holandeze për kontrollin e sëmundjeve infektive. Shtrëngimi i duave është një zakon i vështirë për t’u thyer, edhe pse e dëshirojmë.
“Më falni, më falni! Jo, nuk lejohet! Le ta bëjmë sërish”, tha Rutte me të qeshur.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












