Shqipëria
A e fshehu Shqipëria numrin e të vdekurve nga Covid-19?
Derisa autoritetet në Shqipëri kanë raportuar më shumë se 3200 vdekje sipas 'The Economist' mund të jenë 12 mijë deri në 15 mijë viktima nga Covid-19.
Mediumi i njohur ndërkombëtar, “The Economist”, ka ngritur dyshime rreth shifrave të vdekjeve nga Covid-19 të raportuara nga autoritetet shëndetësore të Shqipërisë, njofton Albinfo.ch.
Në një artikull me vlerësime lidhur me përhapjen dhe fatalitetet e shkaktuara nga Covid-19, ky medium jep shifra të ndryshme nga ato që janë dhënë.
Derisa autoritetet në Shqipëri kanë raportuar më shumë se 3200 vdekje, sipas ‘The Economist’ mund të jenë 12 mijë deri në 15 mijë viktima nga Covid-19.
Shumë njerëz që vdesin ndërsa janë infektuar me SARS-CoV-2 nuk janë testuar kurrë për të dhe nuk futen në bilancet zyrtare, shkruan mediumi i njohur ndërkombëtar, transmeton Albinfo.ch.
Të dhënat u publikuan për 186 vende të botës, përfshirë Shqipërinë. Sipas konstatimeve të përgjithshme, që prej nisjes së pandemisë kanë humbur jetën 19.1 milionë njerëz dhe jo 5.5 milionë sa raportohen aktualisht.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












