Muzikë

A e dini se Zvicra mbajti konkursin e parë të këngës në Eurovizion

Eurovizion mbrëmë u kthye në shtëpi, pikërisht aty ku nisi për herë të parë, në Zvicër, shkruan albinfo.ch.

Shteti zviceran mbajti Konkursin e parë të Këngës në Eurovizion në Lugano në vitin 1956.

Që atëherë ka marrë pjesë në 65 edicione dhe ka fituar tre herë:

1956 – Lys Assia triumfoi në edicionin e parë në Lugano.

1988 – Një e re me emrin Céline Dion përfaqësoi Zvicrën dhe fitoi konkursin.

2024 – Nemo siguroi një fitore të tretë për Zvicrën.