Lajme
A duhet të karantinoheni nëse bëni “shoping” jashtë Zvicrës?
Më 11 shtator, Zvicra shtoi nëntë rajone franceze në listën e saj të vendeve me rrezik të lartë, që do të thotë se ardhjet nga ato zona duhet të karantinohen për 10 ditë. Por, ç'të themi për ata që kalojnë kufirin për blerë?
Nëntë zonat franceze që autoritetet zvicerane vendosën në listë nuk ndajnë kufijtë me Zvicrën.
Sidoqoftë, Franca vendosi Ain, i cili kufizohet me një pjesë të Gjenevës, në listën e saj të “zonave të kuqe” sepse numri i rasteve atje tejkalon 50 për 100,000 banorë.
Kriteret e Zvicrës për vendosjen e një vendi ose një rajoni në listën e saj të rrezikut janë 60 raste për 100,000, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Për më tepër, qeveria tha se “rajonet kufitare të vendeve tona fqinje aktualisht janë të përjashtuara nga karantina e detyrueshme”.
Kjo do të thotë që nëse shkoni të bëni pazar në Haute-Savoie, Haute-Rhin dhe, gjithashtu Ain – nuk keni pse të bëni karantinë kur të ktheheni në Zvicër.
Ndërsa qeveria bëri këto rregulla për të lejuar punëtorët ndërkufitar nga këto rajone – të cilët janë thelbësorë për ekonominë e Zvicrës – të udhëtojnë lirshëm midis dy vendeve, nuk ka përjashtuar të tjerët, përfshirë blerësit.
Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (FOPH), “të gjitha udhëtimet në rajonet kufitare përjashtohen nga kërkesa për karantinë, edhe nëse ekziston një rrezik i lartë i infektimit në këto rajone”, përcjell tutje albinfo.ch.
Sidoqoftë, “turizmi i blerjes në rajone me një rrezik të lartë infektimi jashtë rajoneve kufitare përfshin një periudhë 10-ditore të karantinës së detyrueshme”.
Shumë banorë zviceranë që jetojnë afër kufijve – jo vetëm me Francën, por edhe me Italinë dhe Gjermaninë – shpesh bëjnë pazar në vendet fqinje, pasi çmimet atje janë më të lira se në Zvicër.
Për shembull, një studim i kryer më 2019 tregoi se shporta e produkteve që kushtojnë 168 franga (157 euro) në Zvicër janë 107 euro në Gjermani, 109 euro në Francë dhe 98 euro në Itali, përcjell tutje albinfo.ch.
Por gjatë bllokimit, blerja ndërkufitare ishte rreptësisht e ndaluar, pasi kufijtë ishin të mbyllur për të gjithë trafikun jo-thelbësor.
Në fakt, mbi 2,400 njerëz u gjobitën në kufijtë e Zvicrës për shkelje të kufizimeve dhe për të bërë pazar jashtë vendit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














