Fun
A doni të dobësoheni? Pini gjysmë litri ujë para buke!
Pirja e ujit para konsumimit te ushqimit është një dietë e thjeshtë që qarkullon prej kohësh në mes të personave laikë. Por tash kjo dietë ka marrë edhe mbështetjen e vet shkencore.
Ekipi i hulumtues nga universiteti i Birmingham-it i prirë nga Helen Parretti ka realizuar një studim që ka zgjatur 12 javë dhe në të cilin janë trajtuar 41 persona obezë (me peshë të tepërt). Siç shkruan revista specializuar “Obesity”, një pjese nga 41 të shëndoshët u është dhënë të pinë sasinë prej 5 decilitrash (gjysmë litri) ujë të thjeshtë ndërsa pjesës tjetër u është ndaluar kjo. Thjesht, këtyre u është thënë që të imagjinojnë se e kanë barkun plot (se janë të ngopur).
Vlerësimi i bërë në fund të eksperimentit ka treguar se ata që kanë pirë nga gjysmë litri ujë para vetëm njërës shujtë ditore, mesatarisht kanë humbur nga 1.3 kilogram më shumë se të tjerët që nuk kanë pirë. Ndërsa ata që kanë pirë sasinë e njëjtë të ujit para të tri shujtave (mëngjes, dreke,darkë) kanë humbur në 12 javë mesatarisht nga 4.3 kilogramë.
E gjithë kjo pa asnjë kufizim në ushqim dhe pa angazhim të veçantë fizik. E nëse kësaj diete u shtohen edhe ushtrimet fizike, rezultatet mund të paramendohen.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












