Kosova
A do t’i lehtësojë anëtarësimi në SEPA transfertat ndërkombëtare për Kosovën dhe Shqipërinë?
Anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kosovës në zonën SEPA pritet të sjellë përfitime të mëdha ekonomike, duke ulur ndjeshëm kostot e transfertave ndërkombëtare për bizneset dhe qytetarët e dy vendeve.
Sipas një studimi të realizuar nga ekspertët e German Economic Team (GET), një ent konsulence i financuar nga Ministria Gjermane për Ekonominë dhe Energjinë, vetëm për Shqipërinë kursimet vjetore nga ulja e kostove të transfertave ndërkombëtare vlerësohen në mbi 71 milionë euro. Reduktimi përfshin rreth 62 milionë euro nga pagesat që lidhen me tregtinë e jashtme dhe mbi 9 milionë euro nga remitancat.
Ekspertët sqarojnë se këto shifra përfaqësojnë kursimet dypalëshe të transfertave, pra jo vetëm për palën shqiptare, por edhe për palën jashtë vendit, çka e bën ndikimin real edhe më të madh për ekonominë rajonale, përfshirë edhe Kosovën.
Studimi tregon se gjatë vitit 2024, volumi i të gjitha transaksioneve të tregtisë së jashtme të Shqipërisë me vendet e zonës SEPA, përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor që pritet të anëtarësohen së bashku, arriti në 15.2 miliardë euro. Kostoja mesatare e komisioneve ishte rreth 0.44%, ose 67.1 milionë euro. Me hyrjen në SEPA, kjo kosto pritet të ulet në vetëm 0.03%, apo rreth 5 milionë euro.
Në segmentin e remitancave, studimi vlerëson se në vitin 2024 nga vendet e zonës SEPA janë dërguar në Shqipëri rreth 574 milionë euro, me një kosto transaksioni prej 2.27% ose rreth 13 milionë euro. Me anëtarësimin në SEPA, kjo kosto pritet të ulet në 3.8 milionë euro, duke gjeneruar një kursim vjetor prej mbi 9 milionë euro.
Ekspertët theksojnë se këto vlerësime nuk përfshijnë rritjen e pritshme të volumit të tregtisë së jashtme dhe remitancave në vitet e ardhshme, çka do t’i bënte kursimet reale edhe më të mëdha, veçanërisht për vende si Kosova dhe Shqipëria, ku diaspora luan rol kyç në ekonomitë kombëtare.
Përveç efektit direkt financiar, studimi vë në dukje se anëtarësimi në SEPA do të ndikojë pozitivisht edhe në përshpejtimin e integrimit evropian të Kosovës dhe Shqipërisë, rritjen e konkurrencës në tregun e pagesave, uljen e kostove bankare vendase dhe rritjen e përdorimit të pagesave digjitale.
Një rritje e përdorimit të kanaleve bankare dhe digjitale pritet të sjellë më shumë transparencë, ulje të ekonomisë informale dhe lehtësim të dërgimit të remitancave për qytetarët e të dy vendeve.
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Dy ekstradime të shtetasve kosovarë, në bashkëpunim me autoritetet gjermane -
Bernë: Posta Shqiptare synon transformim dixhital dhe zhvillim përmes UPU-së -
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











