Lajme
Kur do t’i hapë Kosova kinematë
Kjo pandemi ka ndikuar që rrjedha normale e jetës të ndryshojë për thuajse të gjithë personat.
Sidoqoftë, ndonëse tash e një kohë kanë filluar të lehtësohen masat dhe bizneset e industrive të ndryshme të fillojnë punën, kjo gjë nuk po vlen për kinematë që operojnë në Kosovë.
Qysh prej muajit mars të këtij viti, kinematë e Kosovës janë mbyllur për të mos u ditur ende se kur do të hapen.
Ndryshe prej Kosovës, kinematë në thuajse të gjitha vendet e rajonit janë duke funksionuar me rregulla të caktuara.
Sllovenia dhe Greqia i kanë hapur kinematë në muajin korrik, Austria më 5 gusht dhe Kroacia më 26 gusht.
Përveç këtyre, edhe shteti i Malit të Zi dhe Serbisë që nga nesër (1 shtator) do të lejojnë hapjen e kinemave.
Përndryshe, kinematë në Kosovë vazhdimisht kanë bërë kërkesë ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës për t’ua lejuar hapjen me rregulla dhe standarde botërore për parandalimin e pandemisë.
Javën e kaluar, kinemaja austriake Cineplexx ka dërguar një manual për lejimin e veprimtarisë, në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës. Në këtë manual parashihet mbajtja e distancës me nga 2 ulëse të zbrazura ndërmjet, dezinfektimi i rregullt i sallave dhe hapësirave të kinemasë, blerja e biletave online përmes aplikacionit telefonik etj.
Menaxheri i Marketingut të Cineplexx Kosovo, Dëfrim Puka, ka thënë për Telegrafin se ata kanë bërë të gjitha përgatitjet për hapjen e kinemasë dhe se tani vetëm po presin lejen e Qeverisë për ta hapur kinemanë./Telegrafi
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












