Tematike
A do të sjellë suksesi i Gjon Muharremajt një bum turistik në Zvicër?
Markus Berger, zëdhënës i medias për "Schweiz Tourismus: "Kur njerëzit vendosin të rezervojnë një pushim në Zvicër ose një vend tjetër malor, ata do të kenë në kujtesë pozitive Gjon's Tears-in dhe me këtë, edhe Zvicrën"

Vendi i tretë që zuri mbrëmë Gjon’s Tears në Eurovizion me këngën “Tout l’Univers” po diskutohet me të madhe në mediat zvicerane.
Ndër debatet më interesante në këtë drejtim është mundësia që suksesi i të riut me prindër nga Kosova dhe Shqipëria, Gjon Muharremaj të ndikojë në rritjen e turizmit zviceran, shkruan albinfo.ch.
Kështu pretendon të paktën Markus Berger, zëdhënës i medias për “Schweiz Tourismus”, duke folur për 20minuten.ch.
“Këngëtari ka portretizuar Zvicrën në një mënyrë shumë simpatike”, thotë Markus Berger. “Por Gjon`s Tears nuk ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë turistik me paraqitjen e tij.” Kjo është arsyeja pse është vështirë të imagjinohet se do të ketë një bum të papritur të turizmit në Zvicër.
“Por unë besoj se nëse njerëzit vendosin të rezervojnë një pushim në Zvicër ose një vend tjetër malor, ata do të kenë në kujtesë pozitive Gjon’s Tears-in dhe me këtë, edhe Zvicrën. Kështu mund të ketë më shumë gjasa që ata të zgjedhin Zvicrën”, thotë Berger.
Ai madje pret që paraqitja e ESC në frëngjisht mund të ketë një efekt veçanërisht pozitiv në Zvicrën qfrankofone
Vendi fitues prezantohet fuqimisht për sa i përket turizmit
Nëse Gjon’s Tears nga Fribourgu do të kishte fituar vendin e parë në Eurovizion, kjo do të kishte një ndikim të qartë në turizëm, transmeton albinfo.ch. “Vendet që fitojnë në ESC dhe mbajnë garën në vendin e tyre vitin e ardhshëm, mund të paraqiten fuqimisht për sa i përket turizmit, gjë që gjithashtu mund të çojë në një rritje të turizmit edhe përtej festivalit. Për shembull, pasi Izraeli kishte fituar tri herë, vendi ishte perceptuar me të vërtetë si një destinacion udhëtimi, “thotë Berger.
Eurovizioni nuk ka ndikim në turizëm
Por eksperti dhe profesori i turizmit në Universitetin e Lucernit (HSLU) Urs Wagenseil nuk beson në ndonjë efekt të tillë: “Fakti që Gjon’s Tears zuri vendin e tretë në ESC nuk do të ketë ndonjë ndikim në turizmin apo ekonominë zvicerane”, përcjell albinfo.ch. Një aktivitet muzikor nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë në dëshirat turistike “Nëse Konkursi i Këngës Eurovision do të kishte vërtet ndonjë ndikim në turizëm, disa vende do të dukeshin shumë keq” thotë Wagenseil. Një vend nuk do ta përjetoni ndryshe vetëm për faktin se ka zënë vendin e parë, të tretë ose të 25-të në Eurovizion.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Kosovari para gjyqit për pjesëmarrjen në vrasjen e pensionistit 85 vjeçar Katër veta akuzohen se kanë vrarë një burrë 85-vjeçar në Pulheim - për 50 euro plaçkë....
-
Diaspora po voton, më shumë vota kanë ardhur nga Italia, SHBA dhe Greqia
-
Blerta Dodaj prezantoi një robot ujor në Harvard
-
E reja shqiptare gjendet pa shenja jete në Itali
-
Sulmojnë pikërisht shtëpinë e një polici: Kosovari thotë se ishte “vetëm ndihmës”
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta dhe dërgim më i ngadaltë: Çfarë po ndryshon në postën austriake nga maji 2025 Nëse planifikoni të dërgoni letra në Austri, përgatituni për çmime më të larta dhe kohë më...
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
-
Austri: Rënie e ndërtimit të banesave
-
Austri: Grupi i profesionistëve kërkojnë zgjerim të rregullores për punën e rëndë
-
Panairi “Vjena 2025“, bashkoi bizneset e trojeve shqiptare