Lajme
A do të shpallë Zvicra orë policore nga ora 18?
Në një fazë të parë, një orë policore do të vendoset çdo ditë nga ora 18.00, përcjell albinfo.ch. Nëse nuk do të mjaftonte kjo, mund të pasojë një shtetrrethim i plotë (orë policore) tërëditore
Gazeta “Tagesanzeiger”, ka shkruar se nuk mund të përjashtohet tërësisht shpallja e orës pollicore në Zvicër. Kjo vazhdon të mbetet një opsion. Nëse do të vendosej për orën policore, atëherë Këshilli Federal do ta miratonte atë, në dy hapa, shkruan gazeta.
Qeveria Federale aktualisht është duke përdorur metadata të telefonisë celulare për të parë nëse popullsia u përmbahet rregulloreve dhe nëse me të vërtetë ka më pak kontakte sociale në jetën publike, transmeton albinfo.ch. Nëse Qeveria Federale do të arrinte në përfundimin se masat e marra tashmë nuk janë të mjaftueshme, do të vinte në radhë shtrëngimi i mëtejshëm.
Sipas gazetës në fjalë plani i administratës federale është si vijon: Në një fazë të parë, një orë policore do të vendoset çdo ditë nga ora 18.00, përcjell albinfo.ch. Nëse nuk do të mjaftonte kjo, mund të pasojë një shtetrrethim i plotë (orë policore) tërëditore.
“Chaos Computer Club” shkruan lidhur me këtë në Twitter se Qeveria Federale ka mjete të mjaftueshme për të bërë mbikqyrjen: “Qeveria Federale është në gjendje që pa problem të monitorojë të dhënat e pozicioneve të telefonave celularë të të gjithë popullatës zvicerane”. Prandaj i bën thirrje popullatës: “Përfundimisht, ndiq rregullat e BAG! »
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











