Kosova
A do të përfshihet Richard Grenell në procesin e dialogut Kosovë-Serbi?
Sa i përket Grenell-it, ish i dërguar special i SHBA-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë – dhe lajmeve në disa media se ai po konsultohet edhe nga administrata e Joe Biden, Ambasada amerikane e bën të qartë se fjala e Grenell s’paraqet asgjë zyrtare.
Richard Grenell është veç një qytetar i thjeshtë amerikan dhe nuk përfaqëson më qëndrim zyrtar, por marrëveshja e arritur, përmes tij, në Uashington, në mes Kosovës e Serbisë vitin e kaluar është po aq zyrtare sa në kohën kur u nënshkrua.
Kështu thuhet në një përgjigje me shkrim të zyrës për media të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë për Albanian Post.
“Si e tillë, ne presim që të dy palët të respektojnë premtimet e tyre dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me Kosovën dhe Serbinë për t’i zbatuar plotësisht këto zotime”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane në Kosovë, transmeton Albinfo.ch.
“Administrata e Biden-it kohët e fundit përfundoi një përmbledhje të plotë të politikave të saj në Ballkanin Perëndimor. Vendosi që shumë prej përpjekjeve të administratës së mëparshme, përfshirë angazhimet e Uashingtonit, ia vlen të ruhen dhe të ndërtohet në të ardhmen mbi to”.
Sa i përket Grenell-it, ish i dërguar special i SHBA-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë – dhe lajmeve në disa media se ai po konsultohet edhe nga administrata e Joe Biden, Ambasada amerikane e bën të qartë se fjala e Grenell s’paraqet asgjë zyrtare.
“Zotëri Grenell është një qytetar privat i SHBA-së dhe si i tillë aktualisht nuk përfaqëson qeverinë e Shteteve të Bashkuara”.
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









