Kosova
A do të nis ndërtimi i dy urave mbi lumin Ibër?
Duke qenë se Ura e Ibrit vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim të automjeteve pavarësisht testimeve të vazhdueshme që bëhen mbi të, qeveri ka në plan ndërtimin e dy urave të tjera njëra nga to do të ndërtohet në këtë pjesë, pak metra larg Urës së Ibrit, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ndërtimi i urave planifikohet të bëhet në anën e majtë dhe të djathtë të urës kryesore mbi Ibër, të cilat sipas qeverisë do ta lidhnin Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut me qëllim lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve, integrimin dhe zhvillimin e dy pjesëve të qytetit.
Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës Hysen Durmishi në një përgjigje të shkurtër për RTV21 bëri të ditur se ndërtimi i këtyre urave do të nisë së shpejti.
“Jemi në procedurë, ende nuk dihet kur saktësisht do të nis ndërtimi i urave, por shumë shpejtë”, tha Durmishi.
Ndër qytetarë shqiptarë dhe serbë në veri dhe jug të Mitrovicës ndërkaq ka mendime të ndryshme, sa i përket ndërtimit të dy urave të reja.
“Me të vërtetë s’po kuptoj, nuk duhet të ndërtohet ura e reja . Albin Kurti s’ka ku t’i harxhojë parat veç në ura, budallallëk”.
“Le t’i ndërtojnë pse jo, si ta vlerësojnë ata, nëse duhet le ta bëjnë”
“Me të vërtetë nuk e di. Edhe këto që janë ura nuk funksionojnë si duhet, s’di çka të them”.
Planet e Qeverisë në detyrë të Kosovës për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicën e ndarë, shkaktuan reagime të ashpra në Serbi dhe në mesin e serbëve lokalë, të cilët e shohin këtë veprim si provokim politik dhe jo si mjet për lidhjen e komuniteteve.
Nënkryetari i Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, thotë se urat janë të dobishme për të gjithë qytetarët pa dallim dhe se një projekt i tillë nuk provokon tensione.
“Secila urë jo vetëm në Mitrovicë por gjithë andej Kosovës është e dobishme, kontribuon pozitivisht në mirëqenien, zhvillimin e qytetit dhe jetën e qytetarëve. Nuk nxisin tensione janë shumë të dobishme dhe i gëzohen dhe qytetarët serbë”, tha Tahiri.
Tensione nuk pret as analisti dhe gazetari serb, Branislav Krstiq sipas të cilit urat e planifikuara nga qeveria në detyrë janë të domosdoshme.
“Urat janë me bashku njerëz, me bashku komunitete. Ne kemi këtë urën aktuale, simbolin e ndarjes e trazirave…dhe ato dy ora do ta kenë rolin e vete dhe do vijën si një copë e projektit serioz për integrimin e këtij rajoni. Po të kemi mundësi të hapim edhe 10 ura tjera….Dy urat janë të domosdoshme”, tha Krstiq,
Përderisa Qeveria synon ndërtimin e urave të reja, një ditë më parë në Urën e lumit Ibër u kryen disa matje nga një kompani e kontraktuar nga Bashkimi Evropian.
Ndërkaq sa i përket urave të reja BE-ja, ka thënë se nuk janë të njoftuar për këtë projekt, duke shtuar se çdo vendim për ndërtimin e infrastrukturës mbi lumin Ibër duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










