Lajme
A do të marrë pjesë Trump në inaugurimin e Joe Biden si president?
Presidenti amerikan Donald Trump refuzoi ti përgjigjej pyetjes nëse do të merrte pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden në janar.
Trump vazhdon të këmbëngulë që Biden ka humbur.
“Unë nuk dua të flas për këtë” i tha presidenti drejtuesit të Fox News, Brian Kilmeade, në një intervistë televizive kur e pyeti nëse ai “do të paraqitej në inaugurim”, përcjell Albinfo.ch.
Trump më pas pretendoi se ai nuk i humbi zgjedhjet.
“Unë dua të flas për këtë. Ne kemi bërë një punë të shkëlqyeshme. Kam marrë më shumë vota se çdo president në historinë e vendit tonë… Dhe ata thonë se kemi humbur në zgjedhje.”
Ekipi i fushatës së presidentit në detyrë, Donald Trump ka ngritur dhjetëra procese gjyqësore që pretendojnë mashtrim të gjerë të votuesve në disa shtete.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











