Lajme
A do të jetë selia e Gjykatës Speciale në Holandë?
Ende nuk ka ndonjë konfirmim nga Qeveria e Holandës lidhur me atë nëse është përmbyllur procesi negociues për këtë çështje
Lidhur me selinë e Gjykatës Speciale për Kosovën që nga fillimi është thënë se do të jetë në Holandë. Por një gjë të tillë nuk e ka konfirmuar ende Brukseli. Kryeqendra e BE-së është duke zhvilluar akoma bisedime me shtetin e Holandës.
Në rast të një marrëveshjeje për selinë e Gjykatës, atëherë kjo marrëveshje duhet të ratifikohet fillimisht në parlamentin holandez, bën të ditur Radio Kosova. Kështu, autoritetet e Bashkimit Evropian dhe ato të Kosovës ende po vazhdojnë diskutimin me Holandën rreth selisë së Gjykatës Speciale. Ende nuk ka ndonjë konfirmim nga Qeveria e Holandës lidhur me atë nëse është përmbyllur procesi negociues për këtë çështje.
Zyra e BE-së në Prishtinë, përmes postës elektronike, i tha Radio Kosovës se themelimi i Gjykatës Speciale vazhdon të mbetet prioritet. “Themelimi i Gjykatës Speciale mbetet prioritet për BE-në dhe Kosovën. Në këtë fazë nuk mund të komentojmë për veprime konkrete.
Procesi planifikues në Bruksel dhe Prishtinë është duke vazhduar. BE-ja inkurajon Kosovën në formalizimin e kornizës ligjore për themelimin e kësaj gjykate, bazuar në marrëveshjen e arritur përmes shkëmbimit të letrave dhe ratifikimit nga Kuvendi i Kosovës, i bërë në prill të 2014”, thuhet në përgjigjen e zyrës së BE-së. Nëse vendoset që selia e Gjykatës Speciale të jetë në Holandë, atëherë marrëveshja duhet të ratifikohet nga parlamenti i Holandës.
Ndërkohë, Ambasadori i Holandës në Prishtinë, Robert Bosch i ka thënë Radio Kosovës se “Parlamenti do të diskutojë këtë çështje në kohën e duhur. Nuk mund të parashikoj rezultatin, sepse parlamenti është i pavarur, por ne shpresojmë se ata do të bien dakord”. Ditë më parë nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka thënë se nuk janë autoritetet e Kosovës ato që do të bisedojnë me Holandën për selinë e Gjykatës Speciale.
Një gjë të tillë do ta bëjë Brukseli. Mediet e huaja më herët kanë shkruar se ideja që Gjykata Speciale për Krime lufte ta ketë selinë në Holandë lidhet edhe me faktin e sigurisë së dëshmitarëve, të cilët janë kyç për aktakuzat që pritet të ngriten për disa pjesëtarë të ish -UÇK-së, raporton Radio Kosova.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












