Kosova
A do të formojë Vjosa Osmani parti të re politike?
Vjosa Osmani do të vazhdojë të jetë e angazhuar politikisht, megjithëse nuk është e ditur saktësisht se në cilën parti.
Ajo tha se të ardhmen e saj politike duhet ta mendojë më gjatë dhe se nuk do ta marrë vetë vendimin.
Megjithatë, Osmani s’e përjashtoi as krijimin e një partie të re, e as bashkimin me ndonjë parti tjetër.
“Do ta vazhdoj angazhimin tim politik. Pas përjashtimit nga posti i nënkryetares së LDK-së s’është që ka mbetur hapësirë për bashkëpunim. Nuk kam ndonjë mëri personale ndaj asnjërit në LDK”, ka thënë ajo në Klan Kosova.
“Cili do të jetë angazhimi im politik? Është çështje që kërkon më shumë kohë. S’janë vendime që mund të merren vetë, sepse kam bashkëpunëtorë në LDK që komunikoj çdo ditë. Ka njerëz edhe jashtë në shoqërinë civile që më kanë përkrahur në vazhdimësi. Nuk është çështje që është vendosur. Nuk jemi në një situatë që mund të thuhet për këtë opsion apo atë tjetër”.
Kryeparlamentarja klasifikoi në tri grupe partitë politike.
“Të kemi një dallim të qartë sepse tashmë lufta politike s’është mes disa partive. Është luftë mes dy koncepteve – njëri që e ka më seriozisht çkapjen e shtetit, s’po e them si klishe por si domosdoshmëri , tjetri një grup që e kanë zhvatë shtetin që 20 vjet dhe të tjerët që iu shkojnë pas zhvatësve”.
Osmani tha se LDK është dëmtuar shumë edhe për mosmbajtjen e premtimeve të dhëna në zgjedhjet e 6 tetorit, por edhe për shkak të përjashtimit të saj.
“Elektorati i LDK-së është i shkëlqyeshëm dhe duhet të pyetet nëse dëshiron të vazhdojë me një koncept politik që LDK të shihet si akter për çkapjen e shtetit apo të jetë patericë politike e Thaçit”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë














