Lajme
A do të bëhet publik raporti për “rrjedhjet e COVID-19” së Berset vetëm pas zgjedhjeve?
Një hetim nga Komisioni i Auditimit është aktualisht duke u zhvilluar për aferën rreth Alain Berset dhe kreut të tij të komunikimit Peter Lauener.
Në lidhje me këtë bëhet fjalë për rrjedhjet në “Blick”, ndërsa tani mesa duket ka një vonesë deri pas zgjedhjeve, shkruan 20min.
Gjatë periudhës së COVID-19, “Blick” ishte gjithmonë e mirëinformuar për vendimet e ardhshme të Këshillit Federal, pasi gazeta botonte atë që qeveria e shtetit do të vendoste të nesërmen – dhe kishte të drejtë në shumicën dërrmuese të rasteve, gjë që bëri të qartë se gazeta kishte një burim të afërt me Këshillin Federal.
Gjërat u bënë të pakëndshme kur gazetat zvicerane aluduan se zëdhënësi kryesor i Berset-it, Peter Lauener, ishte burimi i rrjedhjes.
Një hetim penal kundër Peter Lauener për këtë çështje është ende në vazhdim por Komisioni i Auditimit të Parlamentit po shqyrton gjithashtu rrjedhjen, përcjell albinfo.ch.
Komisioni ka ngritur një grup pune prej gjashtë personash, i përbërë nga tre anëtarë secili nga Këshilli Kombëtar dhe Këshilli i Shteteve teksa përfaqësohen gjashtë partitë më të mëdha.
Sipas raportimeve, siç shkruante vetë “Blick” në fund të gushtit, komisioni donte të publikonte raportin e hetimit përpara zgjedhjeve, por sipas hulumtimit të mediave zvicerane, deri më tani, asgjë nuk do të ketë.
Raporti me sa duket nuk do të publikohet deri pas zgjedhjeve kombëtare të 22 tetorit.
Kreu i grupit parlamentar të SVP, Thomas Aeschi ka thënë: “Nëse kjo është e vërtetë, është një paturpësi e jashtëzakonshme”.
Sipas tij, publikimi i një raporti të tillë qendror vetëm pas zgjedhjeve nuk është i saktë për popullatën.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












