Lajme
A do të bëhet kjo targa më e shtrenjtë e këtij kantoni?
Targa “AG 10'000” pritet të shkaktojë konkurencë ofertash në Aargau
Një targë e rrallë e kantonit Aargau, “AG 10’000”, do të dalë në ankand javën e ardhshme dhe tashmë po ngjall shumë interes. Ankandi nis të enjten në orën 07:00 dhe mbyllet më 10 dhjetor në orën 21:00. Çmimi fillestar është 200 franga, por autoritetet presin oferta shumë më të larta, përcjell albinfo.ch.
Pse kjo targë është kaq e veçantë?
Sipas Zyrës së Trafikut Rrugor në Aargau, “AG 10’000” nuk ka qenë kurrë e regjistruar në ndonjë automjet, gjë që e bën atë jashtëzakonisht të rrallë. Kjo veçori mund ta çojë çmimin në nivele rekord.
Rekordet e deritanishme
AG 55 u shit në 2021 për 132,400 CHF, duke mbajtur rekordin kantonal.
Në Cyrih, ZH 100 u shit në 2022 për 226,000 CHF.
Targa më e shtrenjtë ndonjëherë në Zvicër është ZH 24, e shitur për 299,000 CHF.
Duke pasur parasysh interesin e lartë dhe faktin se numri nuk është përdorur kurrë, “AG 10’000” ka gjasa të thyejë rekordet e Aargaut.
Për më shumë detaje – https://www.blick.ch/schweiz/auktion-startet-bald-wird-das-zum-teuersten-aargauer-kontrollschild-id21446163.html

E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











