Kosova
A do të angazhohet KFOR-i për të mbështetur Policinë e Kosovës në veri?
Pas sulmeve të përsëritura që po i ndodhin Policisë së Kosovës në veri të vendit në pesë ditët e fundit dhe pas armatimit të Serbisë së fundmi nga Kina, situata në Kosovë nuk po shihet krejt e qetë.
Në lidhje me këtë, misioni i KFOR-it në Kosovë dënoi sulmet dhe konfirmuan gatishmërinë e tyre për të mbështetur Policinë e Kosovës nëse është e nevojshme.
“Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO dënon ashpër sulmet e fundit kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Ne konfirmojmë gatishmërinë tonë për të mbështetur Policinë e Kosovës, nëse është e nevojshme dhe e kërkuar”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për Klankosova.tv.
Më tej, KFOR-i i bëri thirrje të dyja palëve Kosovës dhe Serbisë, të veprojnë me përgjegjësi e konstruktivitet.
“Ne presim që të gjitha palët të veprojnë me përgjegjësi dhe në mënyrë konstruktive dhe të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet, të ndikojnë negativisht në sigurinë në Kosovë dhe në stabilitetin në të gjithë rajonin”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Tutje, ata thanë se mbeten të fokusuar në zbatimin e mandatit të tij, për të siguruar mjedis të siguritë dhe liri të lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt











