Lajme
A do ta zhbllokojë Serbia fondin e pensioneve kosovare?
Vlerësimet e bëra nga Sindikata e Pavarur e Pensionistëve dhe Invalidëve të Kosovës, flasin për rreth 2 miliardë euro borxh të Serbisë ndaj pensionistëve kosovarë
Kryetari i Pensionistëve kosovarë, Shaban Kajtazi , thotë se do të shqyrtojnë të gjitha rrugët e mundshme për të fituar të drejtën e tyre për kompensim të pensioneve të tyre.
Ai thotë se për këtë çështje kanë biseduar më zëvendëskryeministren në largim, Edita Tahiri, njëherësh koordinatore e Kosovës në dialogun teknik në Bruksel.
Sipas Kajtazit, ajo ka premtuar se çështja e Fondit Pensional do të ngrihet në kuadër të bisedimeve që po zhvillohen mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.
“Zonja Tahiri, në atë kohë ka premtuar se posa të zgjidhet çështja e bashkësive të komunave në veri, është në agjendë çështja e pensioneve. Në kohën e fundit nuk kemi mundur të bisedojmë për shkak të mos funksionimit të qeverisë, por shpresojmë se kjo çështje gjatë vitit të ardhshëm do të shtrohet në agjendën e bisedimeve në mes dy palëve”, tha Kajtazi për Radio Evropa e Lirë.
Ndërsa ministri në Largim i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, pohon se kjo çështje duhet të rregullohet përmes bisedimeve që po zhvillohen në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.
Ai thotë se për këtë ka marrë mbështetje nga kryeministri në largim, Hashim Thaçi, por që nuk dihet periudha se kur do të diskutohet.
“Atë kohë kryeministri është pajtuar, por kur do të ndodhë kjo nuk varet nga unë. Por, si do që të jetë kam marrë mbështetje morale dhe në një formë politike, që do të përpiqet që të do të inkorporojë brenda agjendës se Brukselit”, shprehet Rashiq për Radion Evropa e Lirë .
Ndryshe, Shaban Kajtazi, thotë se në periudhën kur në mënyrë jo ligjore është marrë Fondi Pensional nga Serbia, numri i pensionistëve është llogaritur të jetë mbi 89 mijë.
Ndërkaq, sipas tij janë mbi 50 mijë pensionistë të cilët presin realizimin e të drejtës së tyre për kompensimin e pensioneve.
“Kanë qenë 89 mijë pensionistë, mirëpo 27 mijë pensionistë serbë dhe malazezë i realizojnë pensionet nga Beogradi. Kurse 61,700 pensionistë janë shqiptarë, turq që nuk i realizojnë pensionet. Megjithatë, ne i kemi statistikat e vjetra dhe me ato shërbehemi. Por, duhet të jenë 50 mije pensionistë që janë gjallë dhe duhet të realizojnë pensionin nga Fondi Pensional që është marrë nga Serbia”, thotë Kajtazi.
Në anën tjetër me anë të një vendimi të Gjykatës së Strasburgut, Qeveria e Serbisë, para dy vitesh kishte hartuar “planin aksional për zgjidhjen e problemit të pagesës së pensioneve në territorin e Kosovës”.
Fondi për Sigurimin Pensional dhe Invalidor i Republikës së Serbisë kishte nxjerrë një dokument, përmes të cilit njoftohen pensionistët e Kosovës për mundësinë e kompensimit të tyre dhe mënyrën e aplikimit.
Ministri në largim, Nenad Rashiq, thotë se në bazë të informacioneve rreth 20 mijë pensionist kanë aplikuar në këtë fond, por shumica e kërkesave janë kthyer në mënyrë negative.
Me rrënimin e autonomisë së Kosovës nga ish-Jugosllavia, kontributet e pensionistëve kosovarë, në mënyrë antiligjore, ishin bartur në shtetin serb.
Vlerësimet e bëra nga Sindikata e Pavarur e Pensionistëve dhe Invalidëve të Kosovës, flasin për rreth 2 miliardë euro borxh të Serbisë ndaj pensionistëve kosovarë.
Sidoqoftë, në Kosovë llogariten mbi 113 mijë pensionistë që marrin nga 75 euro në muaj, ndërkaq mbi 35 mijë pensionistë llogariten të jenë kontribut-pagues që marrin nga 140 euro në muaj.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”









