Futboll
A do ta zëvendësojë Graniti, Taulantin në Basel?
Graniti tha se një Xhakë po largohet dhe një Xhakë do të vijë, duke bërë bujë me deklaratën e tij
Taulant Xhaka zyrtarisht u pensionua nga Baseli. Më shumë se 400 ndeshje për skuadrën zvicerane, shkruan albinfo.ch.
Në ceremoninë lamtumirëse ishte edhe vëllai i tij, Graniti, i cili luan me Leverkusenin dhe është kapiten i Zvicrës.
Graniti tha se një Xhakë po largohet dhe një Xhakë do të vijë, duke bërë bujë me deklaratën e tij.
Pronari i Baselit, David Degen, ka zbuluar nëse kanë nisur bisedimet për rikthimin e shpejtë të Granit Xhakës.
“Është një nder që ai e thotë këtë. Por ai ka kontratë deri në vitin 2028. Ne nuk e kemi menduar kurrë më parë këtë çështje. Graniti është lojtar shumë i mirë i Leverkusenit. Jemi të nderuar nga deklarata e tij, por unë nuk ndiej asnjë presion. Ne vazhdojmë rrugën tonë,” ka thënë Degen, shkruan gazeta zvicerane 20 Minuten.
Edhe ylli i Baselit, Xherdan Shaqiri, ka thënë se është ëndërr të luajë sërish me Xhakën në një skuadër.
“Një rikthim i Granit Xhakës do të ishte një ëndërr për shumë njerëz dhe sigurisht edhe për mua. Nuk e di se çfarë po planifikon menaxhmenti i Baselit. Por jam shumë i lumtur dhe i befasuar,” ka thënë Shaqiri.
Xhaka 32-vjeçar luajti nga viti 2009 deri në vitin 2012 për Baselin. Shaqiri për Baselin kishte luajtur nga viti 2010 deri në vitin 2012. U rikthye në gusht të vitit të kaluar.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












