Lajme
A do ta largojë Shaqirin Liverpooli në verë?
Xherdan Shaqiri është në mesin e katër futbollistëve që Liverpooli do t’i largojë nga klubi gjatë afatit kalimtar të verë, për të krijuar hapësirë për prurje të reja, sipas tabloidit britanik “Liverpool Echo”.
Anësori me prejardhje nga Kosova, Shaqiri, i ka zhvilluar vetëm 10 paraqitje deri tani këtë sezon për skuadrën e Jurgen Klopp, të gjitha duke ardhur nga banka e rezervistëve, kryesisht shkaku i problemeve me lëndimet, raporton GE, përcjell albinfo.ch.
Të kuqtë duan të krijojnë hapësirë në skuadër për blerje të reja në verë, prandaj synojnë ta largojnë Shaqirin me disa shokë për ta realizuar këtë.
Përveç përfaqësuesit shqiptar të Zvicrës, Liverpooli pritet t’i largojë edhe Dejan Lovren, Nathaniel Clyne and Adam Lallana.
Shaqiri, i cili ka kontratë me Liverpoolin deri më 2023, ishte objektiv i Sellivës dhe Romës gjatë afatit kalimtar të janarit.
28-vjeçari pritet të jetë subjekt i thashethemeve të gjata në verë, me Liverpoolin që do të kërkojë t’i fitojë rreth 30 milionë euro nga shitja e mundshme e tij.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











