Kosova
Kosovë: PDK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Avni Deharit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka njoftuar se PDK-ja ka dorëzuar kallëzim penal edhe ndaj Avni Deharit.
Përmes një konference për media Gruda ka thënë se si deputeti më i vjetër në Kuvendin e Kosovës, ai duhet ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive por një gjë të tillë nuk po e bën andaj kanë deponuar kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës ndaj tij për “Shpërdorim të detyrës zyrtare”.
“PDK-ja sot depoziton një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj deputetit Avni Dehari. Siç e dini për shkak të moshës është kryesues i seancës konstituive por këtë detyrë ai nuk po e ushtron në përputhje me rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës. Siç e dini Kuvendi duhet të mblidhet çdo 48-orë por Dehari nuk po e fton vazhdimin e seancës konstituive. Përkundër që ne i kemi dërguar disa letra, ai nuk ka reflektuar dhe nuk e ka thirrur seancën. Mendojmë se me këtë Dehari ka konsumuar veprën e shpërdorimit të detyrës zyrtare”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, një ditë më parë PDK-ja dorëzoi kallëzim penal edhe ndaj Albin Kurtit dhe deputetëve të LVV-së të cilët sipas tij, mbajnë funksione të dyfishta, ministra dhe deputetë.
Ndërsa, Aleanca ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale në lidhje me 17 vendimet që janë marrë në mbledhje të Qeverisë në detyrë, e që kanë të bëjnë me emërimin e komisioneve për rekrutimin e zyrtarëve të lartë shtetërorë. Sipas Aleancës kjo është e ndaluar me Ligjin për Qeverinë dhe në vlerësimin e juristëve që e përfaqësojnë këtë lëndë, bie ndesh me ligjin.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













