Kosova
Abdixhiku: Nga sot rikthejmë bisedimet me LVV-në për formimin e institucioneve
Kreu i LDK-së thotë se nuk është diskutuar për ndarjen e ministrive dhe thekson se partia nuk do të pranojë përqendrimin e pushtetit në një dorë të vetme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se partia do t’i rikthehet bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve të reja, pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm që rikonfirmoi udhëheqjen e tij, përcjell albinfo.ch.
Në konferencën për media, Abdixhiku tha se deri më tani është zhvilluar vetëm një takim me përfaqësuesit e LVV-së, duke mohuar raportimet se në atë takim është diskutuar për ndarjen e ministrive apo posteve qeveritare.
“Ende s’kemi mbërritur atje. Kemi pasur vetëm një takim dhe në atë takim nuk janë diskutuar as pozitat, as ndarjet pozicionale. Lajmet që janë publikuar për ministritë nuk janë të vërteta. Mund të kenë qenë testime mediatike, por nëse kanë qenë, kanë dështuar”, deklaroi Abdixhiku.
Ai theksoi se LDK nuk do të pranojë një marrëveshje që do t’i jepte një partie kontrollin mbi të gjitha institucionet kryesore të shtetit.
“LDK-ja nuk mund të pranojë asnjë marrëveshje në të cilën pozitat kryesore shtetërore i takojnë vetëm një partie. Demokracia funksionale kërkon balancë institucionale”, u shpreh ai.
Abdixhiku bëri të ditur se nga dita e nesërme LDK do të vazhdojë zyrtarisht diskutimet për krijimin e institucioneve të reja.
“Prej nesër e tutje do të përpiqemi t’i vazhdojmë diskutimet aty ku kanë mbetur. Nga ky moment e heq pezullimin e diskutimeve dhe LDK-ja është e hapur të vazhdojë dialogun për formimin e institucioneve”, tha ai.
Sipas tij, bisedimet janë ende në fazën e përcaktimit të parimeve dhe jo të emrave apo ndarjes së posteve.
“Nuk kemi mbërritur në asnjë pozitë individuale. Kjo nuk është çështje emrash, por parimesh. Parimi kryesor është se një parti nuk mund t’i ketë të gjitha institucionet në dorë”, përfundoi Abdixhiku./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











