Shqipëria
Shqipëria me ujëra të kristalta, vende historike mbresëlënëse dhe çmime të përballueshme
Shqipëria është një destinacion ku gjeni ujëra të kristalta, vende historike mbresëlënëse dhe çmime të përballueshme
Nëse jeni në kërkim të një pushimi të bukur bregdetar, ka një vend në Evropë që nuk duhet ta anashkaloni, Shqipëria, shkruan Alycia McNamara për prestigjiozen britanike “Express”.
Vitet e fundit, ky vend ka fituar gjithnjë e më shumë popullaritet për bregdetin e tij piktoresk. Vizitorë nga e gjithë bota janë tërhequr nga plazhet e Shqipërisë.
“Lonely Planet” e rendit Rivierën Shqiptare si vendin më të mirë për t’u vizituar në Evropë, falë shtrirjeve të saj të gjata të vijës bregdetare ende të qeta, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Riviera Shqiptare ishte një zbulim për backpacker-ët që rreth një dekadë më parë gjetën segmentin e fundit të virgjër të bregdetit mesdhetar në Evropë.
Udhëtarë të zgjuar mbërritën me dhjetëra, duke ngritur kampe të improvizuara dhe duke eksploruar dhjetëra plazhe pak të njohura.
Që atëherë, zhvillimi ka nisur me ritme të shpejta në këtë zonë, por mos u shqetësoni – edhe pse disa plazhe mbushen gjatë verës, me pak durim ende mund të gjeni vende ku të relaksoheni e të shijoni qetësinë që dikur e bëri të famshme këtë rivierë.
Shtrirja e bregdetit nga Vlora dhe Palasa në veri deri në Sarandë dhe Ksamil në jug njihet si Riviera Shqiptare.
Shqipëria është një destinacion ku gjeni ujëra të kristalta, vende historike mbresëlënëse dhe çmime të përballueshme.
Nëse dëshironi ta vizitoni kur ka më pak njerëz, periudhat më të mira janë nga prilli deri në fillim të qershorit ose nga shtatori deri në fillim të tetorit.
Muajt korrik dhe gusht janë më të ngarkuarit, ndaj është më mirë t’i shmangni nëse kërkoni plazhe të qeta.
Mënyra më e mirë për të lëvizur atje është me makinë, por zona është e aksesueshme edhe me transport publik.
Në blogun e udhëtimeve “Living with the wolf”, Emma Hurren shkruan se mund të kaloni vetëm tre ditë në këtë zonë, ose edhe disa javë, nëse keni kohë.
Sipas saj, katër ditë do të ishin ideale për të shijuar gjithçka që ofron Riviera.
Për një pushim të paharrueshëm me plazhe mahnitëse, Shqipëria është një destinacion që nuk duhet humbur.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













