Kosova
Thuni, në atmosferën kuq e zi
Manifestimi i Shoqatës “Atdheu” në Thun, ashtu si çdo vit, dëshmoi se identiteti shqiptar mbetet i gjallë kudo ku shqiptarët dijnë të punojnë bashkë
Në qytetin Thun, aty ku mërgata shqiptare ka ngritur themele të qëndrueshme, fundjavën që po lëmë mbrapa, Shoqata “Atdheu” edhe një herë dëshmoi përkushtimin e saj në fushën e aktiviteteve kombëtare. Emri i saj, tashmë i njohur e i dashur, vazhdon të mbajë gjallë gjuhën, këngën dhe traditat e kombit, duke i shndërruar aktivitetet kulturore në ura që lidhin brezat.
Këtë vit, manifestimi i 28 Nëntorit, ditës së Flamurit dhe të themelimit të shtetit shqiptar, mblodhi rreth vetes një numër të madh pjesëmarrësish nga Thuni dhe rrethina, të cilët me praninë e tyre krijuan një atmosferë të mahnitshme. Në mesin e tyre u veçuan nxënësit e shkollës shqipe me mësuesen Lendita Istrefi, nuk mungoi as përfaqësuesja e sportit, kulturës dhe emigracionit, zonja Fröhlich Annina (KIO).
Eliot Zenunaj përfaqësonte Ambasadën e Kosovës në Bernë, ndërsa imami i xhamisë së Thunit, Azir Azir, ishte aty për të përfaqësuar komunitetin musliman shqiptar të Thunit dhe rrethinës.
Solemniteti u hap nga kryetari i Shoqatës “Atdheu”, Xhemshir Zenuni, i cili u uroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve. Me një ndjeshmëri që reflektonte përkushtim e dashuri për vendlindjen, ai shprehu mirënjohje për prezencën e tyre, përfaqësuesve diplomatikë, institucioneve zvicerane, Shkollës Shqipe dhe xhamisë Ikre.
“Sot, larg atdheut por pranë shpirtit të tij, festojmë një nga ditët më të shenjta të kombit tonë, 28 Nëntorin, ditën e flamurit dhe të pavarësisë, ditën që na bashkon dhe na rikujton rrënjët tona,” u shpreh Zenuni.
Në fjalën e tij mbyllëse, ai nënvizoi se duke kujtuar të kaluarën tonë, nderojmë sakrificat e burrave të kombit nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu e Ismail Qemali, deri te Hasan Prishtina dhe komandanti legjendar Adem Jashari.
Është pikërisht kjo trashëgimi historike që shoqata dhe komuniteti në Thun përpiqen ta ruajnë të gjallë, duke ia përcjellë brezave të rinj si një amanet të shenjtë.
Atmosfera u mbush me tingujt e këngës shqipe, ndërsa recitimet sollën para të pranishmëve kujtimet e një historie të lavdishme. Kurse vallet kombëtare, plot gjallëri e elegancë, bashkuan të gjithë të pranishmit në një rreth të vetëm, një rreth që simbolizon unitet dhe dashuri.
Manifestimi i Shoqatës “Atdheu” në Thun, ashtu si çdo vit, dëshmoi se identiteti shqiptar mbetet i gjallë kudo ku shqiptarët dijnë të punojnë bashkë. Në këtë qytet zviceran, flamuri kuq e zi dëshmon për një komunitet që di të ruajë, të nderojë dhe të bartë më tej traditën e atdheut.
E-Diaspora
-
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau Librat janë siguruar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, në mbështetje të... -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje















