Shqipëria
Shqipëria, parajsa e fshehur natyrore e Evropës
Shqipëria është një vend mjaft i përballueshëm brenda Evropës, duke u renditur në 25% të vendeve më të përballueshme
Kur dëshira për të udhëtuar është më e fortë se përballueshmëria financiare, shumica e adhuruesve të natyrës përballen me të njëjtin realitet frustrues, shkruan Marko Kopinke në “Travelbinger”.
Majat malore, perfekte për “Instagram” dhe plazhet e virgjëra, shpesh kërkojnë një buxhet që jo çdo turistë mund ta përballoj, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch/
Lajmi i mirë? Ekzistojnë disa destinacione të pabesueshme – me kosto të përballueshme – të cilat ofrojnë përvoja natyrore mahnitëse.
Imagjinoni të zbuloni një natyrë të egër të paprekur, ujëra të kristalta dhe vargmale gjigante pa shpenzuar shumë.
Këto xhevahire të fshehura vërtetojnë se nuk keni nevojë për statusin e “fondit të besimit” për të eksploruar cepat më spektakolare të Tokës.
Nëse dëshironi të bëni ecje në natyrë të nivelit botëror, të eksploroni plazhet e virgjëra apo zbuloni jetën e egër, këto destinacione ofrojnë një bukuri maksimale natyrore me kosto minimale.
Shqipëria: Parajsa natyrore e fshehur e Evropës
Shqipëria mund të jetë ende destinacioni më i lirë në Evropë, me një vijë bregdetare të paprekur, një kryeqytet të veçantë, qytete të ruajtura mirë të epokës osmane dhe Alpe mbresëlënëse.
Shqipëria është një vend mjaft i përballueshëm brenda Evropës, duke u renditur në 25% të vendeve më të përballueshme.
Bregdeti shqiptar ofron plazhe të pastra, ujë të kristalta bruz dhe ushqime deti të lira dhe të shijshme.
Disa ekspertë udhëtimi e kanë krahasuar bukurinë e vendit me Kroacinë – por pa çmime të larta dhe turma vizitorësh.
Dhërmiu dhe Ksamili konsiderohen si plazhet më të mira në vijën bregdetare.
Turistët shpenzuan afërsisht 44 euro për person në ditë – gjatë 18 ditëve në Shqipëri. Shëtitja nga Valbona në Theth tërheq një numër të madh alpinistësh.
Në Shqipëri ekzistojnë shtigje të panumërta të tjera ecjeje – duke shfaqur peizazhe natyrore të larmishme dhe magjepsëse – nga plazhet dhe malet te kanionet dhe tokat bujqësore të harlisura.
Kampingu në natyrë është i ligjshëm kudo në Shqipëri.
Ju mund të qëndroni në një tendë ose furgon kampingu – perfekt për të kursyer para në akomodim.
“Travelbinger” ka renditur gjashtë destinacionet më të bukura natyrore me kosto të përballueshme për adhuruesit e natyrës:
Shqipëria
Nepali
Indonezia
Laosi
Ruanda
Bullgaria
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit












