Shqipëria
Shqiptarët shumë pak kryejnë shërbime bankare përmes telefonit
Shqipëria bashkë me Malin e Zi renditen të fundit në rajon dhe Evropë për sa i takon përdorimit të home banking
Pavarësisht se nga viti në vit është rritur numri i shqiptarëve që zgjedhin të kryejnë veprime bankare përmes aplikacioneve apo faqeve online të bankave, shqiptarët janë të fundit në Evropë për sa i përket përqindjes së popullsisë që e përdorin internetin për këtë qëllim.
Sipas të dhënave nga Agjencia Evropiane e Statistikave (Eurostat), vetëm 18.5% e shqiptarëve e përdorin internetin për të marrë shërbime bankare online.
Shqipëria bashkë me Malin e Zi renditen të fundit në rajon dhe Evropë për sa i takon përdorimit të home banking, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Në Ballkanin Perëndimor, Maqedonia e Veriut pozicionohet më mirë me rreth 36.7% të maqedonasve që realizojnë transaksione me home banking.
Ndërkohë, vendet nordike janë të parat në kontinent, ku mbi 95% e popullsisë së tyre përdorin internetin për të kryer veprime bankare përmes telefonit.
Nga janari deri në gusht të këtij viti, shqiptarët kanë kryer 7.2 milionë transaksione me home banking, të cilat kapin një vlerë prej 1.7 miliardë lekësh.
Statistikat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në gusht ka pasur një rënie drastike prej 4.4% të numrit të veprimeve me bankingun në shtëpi dhe 5.7% të shumës së transaksioneve.
Megjithatë, vërehet një rritje e konsiderueshme në krahasim me vitin e kaluar. Pra, vlerësuar me veten jemi përmirësuar, por në krahasim me rajonin dhe Evropën mbetemi shumë mbrapa.
Home banking, i quajtur ndryshe si bankingu në shtëpi, përdoret për të kryer transferta parash, paguar taksat, faturat e energjisë elektrike, ujit, të telefonit, gjobat e policisë, pagesat e kartës së kreditit dhe të tjera, pa qenë nevoja e paraqitjes në degët fizike të bankave.
Realizimi i transfertave përmes aplikacioneve bankare në telefon kursen shumë më tepër kohë në vend të atyre që kryhen pranë degëve fizike, pasi transaksionet shpesh mund të përfundojnë brenda pak minutash në shtëpi.
Rritja e transaksioneve që kryhen përmes aplikacioneve ose faqeve online të bankave është një tregues i digjitalizimit të shërbimeve bankare, ndërsa rrit edhe më tepër përfshirjen financiare të qytetarëve, si dhe transparencën e veprimeve bankare.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













