Lajme
Kove dhe Ospelt diskutojnë problemet e përkthimit letrar mes gjermanishtes dhe shqipes
Biseda midis shkrimtares dhe përkthyeses shqiptare Anna Kove dhe autores nga Lihtenshtajni Anna Ospelt shqyrton problemet e përkthimit nga një gjuhë në tjetrën

Në kuadër të aktivitetit tradicional “Lichtensteiner Buchtage” që këtë vit ka përvjetorin e dhjetë të mbajtjes, të dielën që vjen, më 26 tetor mbahet një takim që në fokus ka përkthimin letrar në mes të shqipes dhe gjermanishtes, shkruan albinfo.ch.
Biseda midis shkrimtares dhe përkthyeses shqiptare Anna Kove dhe autores nga Lihtenshtajni Anna Ospelt shqyrton afrimin dhe shkëmbimin, si dhe vështirësitë e përkthimit të poezive nga një gjuhë në tjetrën, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Leximi dygjuhësh i mundëson audiencës të zhytet në botët e ndryshme gjuhësore.
Anna Kove është një autore fituese e shumë çmimeve në Shqipëri dhe gjithashtu përkthyese e letërsisë gjermane në gjuhën shqipe. Nga ana tjetër, autorja Anna Ospelt është e njohur si poete në Lihtenshtajn. Anna Kove po viziton Lihtenshtajnin me ndërmjetësimin e rrjetit të njohur të këmbimeve letrare, Traduki dhe me ftesë të Fondacionit Kulturor për Shkëmbim Kulturor.
Kove ka përkthyer, veç tjerash, poezi dhe tekste nga Anna Ospelt në shqip. Bashkëbisedimi me shkrimtaren dhe përkthyesen Andrea Grill përqendrohet në afrimin dhe shkëmbimin, si dhe vështirësitë e përkthimit të poezive nga një gjuhë në tjetrën.
“Pas përkthimit në gjermanisht të librit “Kambanat e së dielës”, jam e ftuar në Festivalin Jubilar të Librit në Liechtenstein. Së bashku me autoren Anna Ospelt, me moderimin e shkrimtares dhe përkthyeses Andrea Grill, e cila ka përkthyer për aktivitetin enkas edhe një cikël me poezi të miat. Në ngjarje do të jetë e pranishme Ministrja e Kulturës e Liechtenstein-it, Presidenti i Fondacionit Kulturor të Liechtenstein-it, si edhe personalitete të letërsisë dhe kulturës së Principatës”, shkruan me këtë rast në një postim të saj në fb, autorja shqiptare, Anna Kove.
Anna Ospelt jeton në Vaduz dhe boton poezi dhe tregime të shkurtra, duke përfshirë librat si “Wurzelstudien” dhe “Frühe Pflanzung”.
Bisedën mes dy autoreve e drejton Andrea Grill – poete dhe autore nga Vjena, një nga përkthyeset më të njohura të letërsisë shqipe në gjermanisht, romani më i fundit i së cilës është “Njerëz të përsosur”.
Mirëseardhje mysafirëve do tu dëshirojë Daniel Quaderer, Drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Lihtenshtajnit dhe Sabine Monauni, Ministre e Kulturës
Një rezyme të aktivitetit do ta bëjë Hansjörg Büchel, President i Fondacionit Kulturor të Lihtenshtajnit
Takimi është sponsorizuar nga Fondacioni Kulturor i Lihtenshtajnit, Zyra e Kulturës së Lihtenshtajnit,
Biblioteka Kombëtare e Lihtenshtajnit dhe Zyra Shkollore e Lihtenshtajnit
www.facebook.com/liechtensteinerbuchtage buchbar.li
E diel, 26 tetor, ora 10:30 deri në 12:00, Biblioteka Kombëtare, Gerberweg 5, Vaduz
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit26 Tetor 2025
- Ora10:30
- LokacioniVaduz (Lichtenstein)
- Data e përfundimit26 Tetor 2025 - 12:00
E-Diaspora
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me studim për Kalanë e Mitrovicës...
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026