Kosova
Maqedonci u uron suksese ushtarëve kosovarë në garën në Iowa
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, u ka uruar suksese ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po marrin pjesë në garën për Luftëtarin më të mirë, që po mbahet në shtetin e Iowa-s të SHBA-së, përcjell albinfo.ch.
Maqedonci ka bërë me dije se ushtarët dhe nënoficerët më të aftë do të përzgjidhen përmes një sërë testesh, duke theksuar qëndrueshmërinë, forcën dhe aftësitë.
“Konkursi i Luftëtarit më të mirë (Best Warrior) 2024 të Shtetit të Iowa-s po zhvillohet këtë fundjavë në Camp Dodge, Iowa. Ushtarët dhe nënoficerët më të aftë do të përzgjidhen përmes një sërë testesh, duke theksuar qëndrueshmërinë, forcën dhe aftësitë. Fituesit nga shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën, do të garojnë në Iowa për herë të parë në shtatë vjet. Suksese ushtarakëve garues të FSK-së dhe fitoftë më i miri!”, ka shkruar Maqedonci.
E-Diaspora
-
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih Programi zhvillohet në: PBZ Affoltern, Bodenacker 25, 8046 Zürich; PBZ Hardau: Norastrasse 20, 8004 Zürich. Animatore:... -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












