Kosova
Rreth 30 mjekë janë larguar nga vendi këtë fillimvit
Mjekët vazhdojnë ta lëshojnë Kosovën
Së fundmi në një deklaratë për media, kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, thotë se në tre muajt e parë të këtij viti janë larguar nga Kosova 30 mjekë. Sejdiu shton se nga ky numër, disa veçse janë larguar e disa janë në proces të kompletimit të dokumentacionit për t’u larguar nga Kosova, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë thuhet se në Kosovë ekziston një numër i madh i mjekëve të papunë.
Sejdiu thotë se institucionet përgjegjëse nuk po ndërmarrin masa për ta ndalur ikjen e profesionistëve shëndetësorë.
“Për këtë tremujorë kemi 30 kolegë të rinj, të cilët vetëm se kanë plotësuar dokumentacionin dhe janë në proces apo disa prej tyre vetëm se janë larguar e që neve na bën me dije se asgjë nuk ka ndryshuar gjatë kësaj kohe që mundohemi t’i ndalim, pra nuk ka pasur efekt nëse mund të them se është marrë ndonjë masë atraktive për me e ndal ose zvogëlua këtë trajektore apo numrin e largimit”, tha Sejdiu për Ekonomia Online.
Sipas Sejdiut, në Kosovë figurojnë edhe mbi 400 mjekë të papunë.
“Me raportin e vitit 2023, do të thotë më 1 janar të verifikuar përmes listave të pagave të buxhetit të Kosovës dhe të ATK-së përfitimeve që i sjellin prej ATK-së janë të vetëdeklaruar 441 mjekë të papunë që është një numër shumë i madh”, deklaroi Sejdiu.
Sejdiu ka kritikuar edhe nivelin qendror dhe lokal, pasi thotë se njerëz të pushtetshëm kanë keqpërdorur pozitën për interesa personale.
“Ministria e Financave jo vetëm tani, por edhe në të kaluarën çdoherë e ka dokumentuar se kanë dhënë vende pune të reja për mjek në komuna, po ata kryetarët e komunave të cilët janë ata përgjegjës kanë punësuar të tjerë, jo mjek, jo punëtorë shëndetësorë dhe ato vende janë keqpërdorur dhe tani rreziku vjen faza e dytë është që është më problematike, është niveli sekondar i spitaleve, i cili unë besoj se vetëm kanë filluar të kenë probleme për shkak të mungesës së specializimeve për një kohë dhe specializime pa kriter, të cilat nuk janë dhënë për nevoja reale të këtyre spitaleve rajonale”, thotë Sejdiu.
E-Diaspora
-
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih Programi zhvillohet në: PBZ Affoltern, Bodenacker 25, 8046 Zürich; PBZ Hardau: Norastrasse 20, 8004 Zürich. Animatore:... -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena















